
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në përgjigjet që i dha deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka gjykuar Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit sipas tij, në dosjet që ka nisur të hetojë ka keqkuptuar rolin dhe funksionin e Bankës së Shqipërisë, duke pretenduar se akuzat e ngritura ndaj tij dhe institucionit që ai drejton, nuk qëndrojnë.
"Materiali i Prokurorisë ka një keqkuptim të madh për rolin e Bankës së Shqipërisë. Unë e kam theksuar në një konferencë për shtyp. Është keqkuptuar funksioni dhe roli i Bankës së Shqipërisë. Janë të përcaktuara në ligj dhe në rregullore. Tani do iu kthej përgjigje. Niveli i kredive me probleme, ka qenë shumë alarmant. Unë sapo u emërova dhe FMN më kërkoi që të pastroja bilancin e bankave nga këto kredi pasi cënohej stabiliteti financiar. Pra ishte realisht një çështje e sigurisë kombëtare,"-tha në fjalën e tij Sejko.
PJESË NGA FJALA E SEJKOS:
Mirë është që të sqaroj edhe njëherë qëndrimet e mia. Materiali i Prokurorisë ka një keqkuptim të madh për rolin e Bankës së Shqipërisë. Unë e kam theksuar në një konferencë për shtyp. Është keqkuptuar funksioni dhe roli i Bankës së Shqipërisë. Janë të përcaktuara në ligj dhe në rregullore. Tani do iu kthej përgjigje. Niveli i kredive me probleme, ka qenë shumë alarmant. Unë sapo u emërova dhe FMN më kërkoi që të pastroja bilancin e bankave nga këto kredi pasi cënohej stabiliteti financiar. Pra ishte realisht një çështje e sigurisë kombëtare. Për këtë arsye u bë një marrëveshje me FMN për të marrë një plan masash, një nga pikat ishte lehtësimi i kushteve të marrëveshjes. Ishte një pikë e rekomanduar dhe e rikonfirmoi vetë FMN në një konferencë për shtyp që iu bë nga gazetarët. Pra praktikisht, shitblerja e kredive. Pra nuk ishte i paligjshëm aktiviteti, ajo që rekomandoi FMN dhe ajo që ne bëmë ishte licensimi i këtyre kompanive për të blerë kompanitë e këqija por për t'i futur në regjistrin e kredive të këqija dhe Banka e Shqipërisë nxorri një rregullore që i detyronte bankat që të fshinin kreditë e këqija. Nuk ishte aktiviteti i paligjshm, por u rregullua. Këshilli i BSH e miratoi dhe kjo nuk është çështje penale por aktivitet rregullativ dhe një standard i ndjekur nga të gjitha Bankat. Këto institucioni kishin licensë, por u licensuan për këtë aktivitet.
BSH ka bërë analizë për kreditë e këqija ka një rregullore për kreditë e këqija. Situata me kreditë problematike ka qenë edhe në vende të tjera. Reforma strukturore e ndërmarrë. BSH ka rregullore për mbrojtjen e konsumatorit dhe lidhet me transparencën me klientin. Këto janë disa kritere që kemi për Bankën. Bankat kreditë e humbura i kanë kaluar në humbje i konsiderojnë 0, çdo vlerë financiare gjithmonë është me çmime shumë të ulëta. Ato janë kredi të humbura për bankën. Dua të sqaroj diçka; ka dalë një koncept i gabuar, skemat piramidale. Nuk ka lidhje fare! Nëse i kanë vjedhur klientët duhet të mbajnë përgjegjësi, por t'i quash skema piramidale...90% e klientëve nuk janë gjetur. Kompanitë kanë gjetur dhe kapur vetëm 10% të klientëve. Por në përgjithësi lekët janë tek klientët. është firmë piramidale në favor të atyre që s'kanë paguar. Ky term ka zënë vend nga thashethemet e portaleve. 100 mijë klientë është numër i zmadhuar. Kanë qenë 96 mijë klientë të shitur për 4 kompani, nga të cilët një pjesë e mirë kanë paguar dhe sot janë rreth 60 mijë klientë. 2 kompani janë në procese hetimore ndaj edhe hoqëm licensën. Procesi i monitorimit ka qenë në vitin kur u agravua problemi. Janë dhënë rekomandime strikte dhe është vajtur pas disa muajsh në kompani dhe është bërë pezullimi i lincensën. Është bërë edhe një pezullim i licensës. Në momentin që Prokuroria i arrestoi ishim të detyruar që të revokonim licensën./ZËRI