Politikë

KiE diskuton raportin e zgjedhjeve në Shqipëri: Konkurruese, por garuesit në kushte të pabarabarta

Në raport gjithashtu janë evidentuar rastet e intimidimit, ndërhyrjes nga ana e vëzhguesve si dhe shkeljet e sekretit të votës, duke i kërkuar kështu autoriteteve përkatëse të marrin masat e nevojshme për zhvillimin e këtyre aspekteve profesionale.

F.I

KiE diskuton raportin e zgjedhjeve në Shqipëri: Konkurruese, por

BRUKSEL- Asambleja Parlamentare e KiE ka diskutuar në seancën e paradites raportin e vëzhguesve të saj që ndoqën procesin e votimit me 11 maj. Sipas raportit të prezantuar nga Maria Luz Martinez Seijo, është vlerësuar organizimi dhe zhvillimi pozitiv në aspektin teknik e institucional, përmendur këtu dhe vota e diasporës. Në raport gjithashtu janë evidentuar rastet e intimidimit, ndërhyrjes nga ana e vëzhguesve si dhe shkeljet e sekretit të votës, duke i kërkuar kështu autoriteteve përkatëse të marrin masat e nevojshme për zhvillimin e këtyre aspekteve profesionale.

“Delegacioni vlerëson punën e bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, nga SPAK-u dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të cilat u koordinuan në mënyrë efektive për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor. Pati disa raste frikësimi, ndërhyrjeje nga vëzhguesit e partive dhe shkelje të sekretit të votës. Do të doja tu kërkoja autoriteteve shqiptare të marrin masa për të parandaluar blerjen e votave dhe të sigurojnë që nuk do të ketë më përdorim të burimeve shtetërore nga partitë në pushtet”, tha Luz Martinez Seijo, anëtare e Asamblesë së KiE.

Theksi është vendosur dhe në mjedisin e polarizuar politik të krijuar në zgjedhjet e 11 Majit duke shtuar garuesit politikë nuk gëzonin kushte të barabarta “loje”. 

“Një nga përfundimet kryesore në raport është se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri ishin konkurruese dhe të zhvilluara profesionalisht, por u në një mjedis shumë të polarizuar politik. Garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje, por në përgjithësi ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht, edhe pse disa prej tyre raportuan se u përballën me kërcënime. Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Eshtë një shqetësim i madh që partia në pushtet përfitoi qartë nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë”, tha Jone Blikre, anëtar i Asamblesë së KiE.

Asambleja kërkon që të adresohen rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe të OSBE-së, depolitizimi i administratës zgjedhore, marrja e masave për të parandaluar blerjen e votës dhe përdorimin e burimeve shtetërore nga partitë në pushtet.

“Ne sugjerojmë që të jepet përparësi këtyre fushave: adresimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe të OSBE-së në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të plotë; depolitizimi i administratës zgjedhore, sidomos në nivelet më të ulëta; marrja e masave për të parandaluar blerjen e votës dhe përdorimin e burimeve shtetërore nga partitë në pushtet. Gjithashtu, duhet ndërmarrë masa për të rritur edukimin politik, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe të kryhet një vlerësim i duhur i votimit nga jashtë vendit dhe të identifikohen fushat ku mund të bëhen përmirësime në të ardhmen.”, theksoi Luz Martinez Seijo.

Poll

MOS HUMB