Politikë

“Para të padeklaruara në fushatë”, Braçe: Disa subjekte përdoren fonde nga burime të treta

Braçe vuri theksin tek forcimi i kapaciteteve për të parandaluar ndërhyrjet e huaja që mund të ndikojnë në vendin tonë.

k.m.
“Para të padeklaruara në fushatë”, Braçe: Disa
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe diskutoi për fushatën zgjedhore të 11 majit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Gjatë prezantimit të Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, Braçe vuri theksin tek forcimi i kapaciteteve për të parandaluar ndërhyrjet e huaja që mund të ndikojnë në vendin tonë. Në fjalën e tij, deputeti socialist ka kërkuar ndryshime ligjore me pretendimin se para nga burime të treta janë futur në fushatë dhe shton se tashmë ka ardhur koha për ndryshime ligjore.

“Jam para jush për të prezantuar një strategji dhe udhërrëfyesin që e shoqëron dhe merret kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit. Kjo strategji synon të forcojë mbrojtjen. Shqipëria si vend kandidat në Bashkimin Europian nuk është imune. Patjetër që rrjetet sociale janë një problem, por përgjithësisht mbajnë opinione të shprehura. Nuk mendoj që 3 aktet që ka vendosur Bashkimi Europian e ka pasur të qartë për të vendosur lirinë e shprehjen. Ne mblodhëm të dhëna zyrtare dhe shkresore. Më ka bërë përshtypje fakti që nga institucionet që merren me dezinformimin, elementi që mediat edhe vetëofrohen edhe keqpërdoren dhe bien pre e dezinformimit. Mënyra sesi është arkivuar në Kuvend. Shembuj konkret sesi është përdorur apo vetëofruar media në këtë vend për çështje konkrete. Fokusi i qartë është tek paratë e pista. Paratë e pista cënojnë të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes. Ne jemi munduar që të ruajmë ekuilibrin në këtë dokument dhe të vëmë theksin tek liria e shprehjes. Ka edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm për të vënë nën kontroll burimin e fushatave elektorale në këtë vend. Edhe fushata që shkoi ka qenë nën flukse të mëdha të parave nga burime të tretë që deri më tani nuk kanë patur ndonjë detyrim të bëjnë deklarim, duhet të shkojmë drejt këtij rregullimi ligjor. Këto historitë me celularin para, ja sa harxhoj lekë unë në ditë, dhe ja sa para më japin mua në ditë dhe pa asnjë detyrim për të deklaruar burimet e financave, duhet të marrë fund që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë, jo për të blerë vota,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij deputeti socialist.

Miratimi i Strategjisë Kombëtare kunder Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit do të mundësoje edhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare, ekonominë dhe infrastrukturës kritike të Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB