
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nxjerrë të tjera pamje që sipas tij provojnë atë që ai e cilëson si "masakra" elektorale e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha nxorri videon e titruar që sipas tij provon farsën elektorale. Në pamje, duke që një nga komisionerët shkon dhe voton, ndërsa në disa momente të tjera, personi që duhet të vëzhgojë procesin futet në dhomën e fshehtë për të orientuar votuesin. Por nuk është e qartë arsyeja.
"Janë me titra, flet vetë, komisioner ai po voton. Krimineli elektoral me uniformë komisioneri e nxjerr prap votën. Nuk ndalet, prap votë.
Komisineri kontrollon fletën e votimit, para se ai ta hedhë në kutinë e votimit. Një person merr 4 fletë votimi. E patë. Përsëri. Ky është fytyra e votimit. Aty rri dhe i udhëzon, komionerja. Gjatë ditës komisionerët votojnë në emër të zgjedhësve. Nuk ka sekret më votën, të gjitha i kontrollon komisioneri ose voton vetë komisioneri. Komisioneri në dhomë të fshehtë duke orientuar. Këto i keni parë ju, por i pa dhe Europa. E quajta të domosdoshme të njoh shqiptarët me përpjekjen e jashtëzakonshme që ne po bëjmë për të dëshmuar atyre dhe botës, farsën e turpshme të 11 majit të narkokryeministrit, apo narkodiktatorit Edi Rama dhe shtetit të tij të drogës, narkoshtetit të tij. Nuk mundet kurrë ndërgjegja e një njeriu të pranojë këtë farsë. Por sido qoftë ne e bëjmë këtë si detyrim. Natyrisht përgjigja dhe zgjidhja është vetëm tek shqiptarët, në dorën e tyre. Do të tolerojnë ata një poshtërim të tillë, do të tolerojnë ata një qeveri legjitimiteti i të cilës nuk ekziston, pushteti i të cilës bazohet në një farsë të turpshme elektorale apo do të ngrihen ata për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si njerëz të qytetëruar. Unë besoj tek e dyta dhe këtu qëndron Partia Demokratike e cila kurrë nuk do ti pranojë këto zgjedhje,"-tha Berisha në fjalën e tij.
VIDEOJA E PUBLIKUAR NGA BERISHA:
View this post on Instagram
Ndërkohë që i pyetur se teksa episode të tilla raportohen çdo ditë nga selia blu, cili ka qenë roli i komisionerëve të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se hetimet për ankesat ende vazhdojnë. Megjithatë, i justifikoi komisionerët, duke u shprehur se kishin shumë pak mundësi për të vepruar pasi kërcënoheshin edhe ata nga bandat.
Berisha: Ku janë komisionerët e PD? Kjo është një çështje hetimi, por aty ku Sara Mile dhe Arkend Balla shkojnë me hanxharët e Troplinëve dhe Suel Çelës, komisionerëve u mbetet shumë pak për të bërë. Do iu tregoj sesi në një qendër votojnë vetëm komisionerët. Janë të dokumentuara me fakte. Ne me automatik nuk i mbrojmë votat sepse ajo është rrugë tjetër pastaj. Por do të dëshmojmë gjithçka për shqiptarët. Pastaj ata të marrin vendim. Këto prova do të çohen kudo. Në Parlamente, Senate dhe të tjera. Por presim raportin. Duhet të jenë pjesë e raportit përfundimtar./ZËRI