Politikë

Fruta-perimet/ Braçe propozon zhbërjen e Tregut Agro-Ushqimor: Po abuzohet! Kokëfortësia e ministrit shtrenjton çmimet

Erion Braçe ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke kërkuar ndërhyrje emergjente kundër këtyre abuzimeve.

k.m.
Fruta-perimet/ Braçe propozon zhbërjen e Tregut Agro-Ushqimor: Po
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë një postim të ashpër lidhur me çmimet e frutave dhe perimeve që shiten në Tiranë. Duke e shoqëruar me një video nga tregu, Braçe ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke kërkuar ndërhyrje emergjente kundër këtyre abuzimeve. Në postimin e tij, deputeti ka bërë disa propozime për uljen e çmimeve të produkteve që vijnë në Tiranë, duke kërkuar edhe zhbërjen e Tregut Agro-Ushqimor në Tiranë, që ka lidhje me një nga bizneset që zotëron Klodian Allajbeu. Asllan Fetiu, i cili u shpall në kërkim për plagosje, është administrator te “AnaMark”, aksionet e së cilës zotërohen nga kompania e sipërmarrësit Klodian Allajbeu "EKMA" ose Tregu Agro-Ushqimor në Tiranë.

"Propozoj zhbërjen e Tregut të autostradës, abuzimi me tarifa atje është skandaloz dhe rrit koston e çdo produkti,"-shkruan Braçe në postimin e tij. Por jo vetëm kaq!

Së dyti, ai thotë se duhet të ketë tregje publike për bujqit dhe jo tregtarët, të cilët do të mund të shesin prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësuesve që abuzojnë. Së treti, kërkon barazimin e TVSH-së së brendshme pasi me skemën aktuale produktet bëhen më të shtrenjta, deri 20%. Madje ka edhe një mesazh për kolegun e tij, ministrin e Financave, Petrit Malaj. 

"Dikush duhet ti thotë ministrit të Financace se zgjedhjet mbaruan, Erion Braçe nuk është më deputet në Lushnje dhe kokëfortësia jote banale po vijon të bëjë më të shtrenjta perimet e frutat,"-shton Braçe. Po ashtu, sipas tij, për të ulur kostot, prodhimi i perimeve duhet të bëhet në fusha dhe jo në sera. Gjithashtu, socialisti thotë se duhet të ketë kontrolle të qirave të ambineteve tregtare.

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

TIRANA/5 saTE BLESH TE HENE ESHTE TMERR, MBASE DHE CDO DITE TJETER;PERIMET E FRUTAT JANE SHUUUUMEEE SHTRENJTE! Domate 110-130 leke/kg, Kastraveci 100-110 leke/kg, Bizele 300 leke/kg, Mashurka 250-270 leke/kg, Speca 150 leke/kg, Qershi 650-1000 leke/kg, Nektarine 280-300 leke/kg, Shalqi 50-60 leke/kg;TE GJITHA JANE PERIME E FRUTA TE STINES;Dmth tani kane periudhen kur behen masive e normalisht duhet te kishin CMIME te tjera, CMIME TE DREJTA!JOOOOO, NUK JANE!Arsyet?1. ABUZIMI ME CMIMET;Po ju marr vec Shalqinin-dje, shitej ne Divjake me 23 leke/kg; 60 leke/kg eshte thuajse TRE HERE ME SHTRENJTE DHE KY ESHTE ABUZIM SKANDALOZ! Cfare propozoj une?- Shberjen e Tregut te Autostrades; abuzimi me tarifa atje eshte skandaloz dhe rrit koston e cdo produkti;- Hapjen e tregjeve publike per BUJQIT-jo tregtaret; te shesin bujqit prodhimin e tyre pa kostot e ndermjetesve abuzive;- Barazimin e TVSHse se brendeshme; ne skemen aktuale produktet behen deri 20% ME TE SHTRENJTA koooot; FISKALIZIM nga bujku te bleresi i fundit si per cdo produkt;Dikush duhet ti thote ministrit te financave se zgjedhjet mbaruan, Erion Brace nuk eshte me deputet ne Lushnje dhe kokefortesia jote banale po vijon te bej me te shtrenjta perimet e frutat; e fundit, kontroll mbi qirate e ambjenteve tregtare-frutave e perimeve ne kete qytet, po abuzohet tmerresisht me to. 2. STRUKTURA E PRODHIMIT;Prodhimi i perimeve po perqendrohet gjithnje e me shume tek SERAT, jo te gjitha te pershtatshme per tu punuar ne temperatura te larta-sezoni i tanishem, te ulta-sezonini dimrit; ne te dy keto ekstreme sasia e prodhimit bie ndjeshem; vuajtja e bimeve dhe e bujqve eshte e madhe.DUHET TI RIKTHEHEMI FUSHES, PRODHIMIT NE TE, VECANERISHT NE ZONA ME KUSHTE MOTI KREJT TE TJERA E TE PERSHTATSHME PER PUNE E PRODHIM;Doemos qe duhet ndihme per kete.3. NDRYSHIMI I KLIMES;Ndryshimi i klimes po shoqerohet me kthime te papritura te motit dhe ngjarje ekstreme qe mbi te gjitha godasin pa kthim prodhimin bujqesor; keto ngjarje po behen thuajse periodike, thuajse te pervitshme duke goditur prodhimin-QERSHINE kete vit edhe nje here, por mbi te gjitha duke dekurajuar bujkun te merret me me prodhim;NE NUK PO MERREMI ME NDRYSHIMIN E KLIMES DHE PERSHTATJEN DHE MBROJTJEN E PRODHIMIT ME KETO NDRYSHIME; duket bezdi e madhe te flasesh, madje ta kthejne- jane punet e zotit; dhe bezdia paguhet me cmimet e shtrenjta, te padrejta ne treg.

Më 7 nëntor të vitit të shkuar, Autoriteti i Konkurrencës hapi një procedurat për hetim të thelluar në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në disa qarqe të vendit. Por përfundimet e hetimet dhe masat e marra për kontrollin e çmimeve nuk u mësuan kurrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB