Politikë

Rinumërohet "Tirana", PD&PS me minus/ KAS i shpalli votën të pavlefshme, "shpërthen" Dogjani, Policia e ndalon të futet në sallë

Sipas rezultateve të deritanishme, më shumë vota nga të gjitha subjektet e tjera ka humbur Partia Demokratike.

k.m.
Rinumërohet "Tirana", PD&PS me minus/ KAS i shpalli
Foto ilustruese

TIRANË- Proceri i rinumërimit të qendrave të votimit për qarkun Tiranë vijon edhe sot në ambientet e pallatit të Sportit, “Farie Hoti”. Nga nisja e numërimit deri më sot janë hapur 457 Qendra Votimi, nga 1282 që është totali. Sipas rezultateve të deritanishme, më shumë vota nga të gjitha subjektet e tjera ka humbur Partia Demokratike. Plot 227 të tilla, ndërsa pas e ndjek Partia Socialiste që nga ana tjetër, ka humbur 191 vota. Të vetmet subjekte që kanë shtim votash janë "Euroatlantikët" e Lulzim Bashës dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim, i udhëhequr nga Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj. Por nuk janë vetëm partitë që po humbasin vota. E njëjta gjë vlen edhe për kandidatët në listën e hapur. 

Nga demokratët ka humbur më shumë Ilir Alimehmeti, 63; Et'hem Aga, 31; Petrit Gjorgji, 43; Jorida Tabaku 27; Petrit Doda, 28. Më shumë vota ka rikuperuar Salvadot Kaçaj, plot 17 të tilla. Por më shumë humbje votash personale kanë socialistët: Ervin Hoxha ka humbur 195 vota personale; Xhemal Qefalia, 126; Fatmir Xhafaj, 87; Kejsi Elezi, 89 dhe Roy Bashaj, 72 të tilla. Megjithatë, as për PS dhe as për PD, nuk ndryshon mandatet e marra të partive nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

RENDITJA DHE VOTAT: 

Rinumërohet "Tirana", PD&PS me minus/ KAS i shpalli

1. Koalicioni Partia Demokratike- 237
2. Lëvizja Bashkë- 10
3. Lëvizja Atdheu- 4
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA- "-12"
5. Partia Socialiste e Shqipërisë- 191
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet- 26
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare- 4
8. Partia Aleanca Demokracia e Re- 3
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim- "-7"
10. Partia Mundësia- 8
11. Partia Socialdemokrate- 26

Por numërimi ka pasur edhe kontestime! Kandidati për deputet, i cili nuk e mori dot mandatin, Asllan Dogjani ka “shpërthyer” gjatë procesit të rinumërimit për një votë. KAS e ka shpallur të pavlefshme votën, pasi nuk ishte brenda kutisë krahas emrit.

Ai “kërcënon” se do të shkojë në SPAK duke përmendur edhe anëtarin e KAS, Ilir Rusmali.

Rinumërohet "Tirana", PD&PS me minus/ KAS i shpalli

“Nuk më rruhet fare për Policinë. Është e paqartë vota. Më bën presion me policinë. Vidhni vota, hajduta! Nuk është hera e parë gjithë ato vota më keni vjedhur deri tani në të gjitha kutitë. Mos u tallni me votat e qytetarëve se keni ditë e natë që rrini këtu. Hajdeni dhe shihni se si e kanë shprehur vullnetin qytetarët. Më heq vota me të padrejtë. Ju më keni hequr vota nga 4-5 çdo sekondë. Nuk lini me futur edhe vëzhgues. Turp të keni, do të marr videot një për një dhe do t’i çoj në SPAK. Turp të kesh Ilir, turp! Iu kemi prishur terezinë këtyre, kanë dashur të shkojnë me pushime Rusmali me disa të tjerë. Shihni në sistem sesa vota po marrin,”- thotë ai.

Pas incidentit, Policia është njoftuar nga KAS për të mos lejuar Dogjanin të futet në ambientet e pallatit të sportit ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.

Rinumërohet "Tirana", PD&PS me minus/ KAS i shpalliRinumërohet "Tirana", PD&PS me minus/ KAS i shpalli

Njoftimi i KAS:

“Sot më datë 23.06.2025, ora 12:55, KAS-i vendosi të kërkojë ndihmën e policisë në mjediset e pallatit të Sportit “Farie Hoti”, për të larguar nga mjediset ku zhvillohet numërimi i votave shtetasin Asllan Dogjani, i cili në mënyrë të përsëritur ka shkelur rregullat e vëzhgimit të procesit duke intimiduar numëruesit dhe duke kërcënuar dhe ofenduar anëtarët e KAS-it. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të ruajtur qetësinë dhe për të respektuar rregullat z. Dogjani ka vazhduar me sjelljen e papranueshme, për këto arsye KAS-i vendos: T’i ndalojë Z. Asllan Dogjani, qëndrimin e tij në ambjentet e pallatit të sportit dhe t’i kërkojë policisë që të marrë masa për largimin e tij, gjegjësisht të mos lejojë futjen e tij ne mjediset ku zhvillohet numërimi”.

Rinumërimi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të Diasporës. Nga ky rinumërim, Partia Demokratike kërkon të marrë mandatin e dytë të Partisë "Mundësia", që aktualisht e mban Erald Kapri./ZËRI

Poll

MOS HUMB