
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka mbështetur ndërhyrjen e SHBA në Iran, duke e përshkruar regjimin e Ali Khamein, jo vetëm si një kërcënim bërthamor, por si një teokraci me retorikë apokaliptike, që për dekada ka shënjestruar Perëndimin dhe vlerat e botës së lirë.
Në një postim në X, Rama thotë se “Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Kjo është një teokraci – e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vjet duke i cilësuar kombet e lira si ‘Satanike’ dhe duke bërë thirrje të hapura për shfarosjen e tyre.”
Rama theksoi se vendi ynë mbështet SHBA dhe përpjekjet e presidentit Trump. “Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore,” – thekson Rama.
REAGIMI I PLOTË:
Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Kjo është një teokraci - e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vjet duke i cilësuar kombet e lira si "Satanike" dhe duke bërë thirrje të hapura për shfarosjen e tyre. Nga çdo aspekt, është një devijim i veçantë - ndryshe nga çdo shtet i armatosur bërthamor, pavarësisht sistemit politik. Si një komb që doli nga humnera e një regjimi brutal ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore.
Reagimi vjen disa orë pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran, ku SHBA në orët e para të mëngjesit të së dielës (22 qershor 2025), lëshoi bombarduesit amerikanë B-2, dhe bomba shkatërruese, të cilat përdoren për herë të parë nga ana e SHBA-ve./ZËRI