
TIRANË- Shqiptaro-amerikania, Evi Kokalari ka reaguar për artikullin e shkruar nga ish-ambasadori Agim Nesho për "FoxNews". Dhe në postimin e saj, ajo nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe vetë Partisë Demokratike. Për të, komentet që Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, janë të tepërta dhe vetëm sa njollosin imazhin e vendit në botë. Sipas saj, shkrimi "zyrtarizon" faktin se ka nisur një fushatë anti-kombëtare që ka nisur Berisha dhe personat pranë tij.
POSTIMI I PLOTË:
Sali Berisha sërisht promovon Shqipërinë si narko-shtet, kësaj rradhe, ato millionat me të cilat bleu Chris LaCivitën, shkojnë aq larg sa lejojnë Agim Neshon, bir i politburos komuniste, të përshkruajë Shqipërine si narko-shtet. Sigurisht që ne kemi probleme me trafiqe drogash dhe duhet zgjidhur por jo duke na shkatërruar reputacionin si komb në këtë far feje, dhe nëpërmjet Fox News, sepse dëm i bën të gjithë shqiptarëve, fut këtu dhe diasporën. Personalisht jam super e lodhur nga ky reputacion që kemi dhe qëllimi im ka qënë ngritja e dinjitetin kombëtar, por si mund të bëhet kjo kur je përballë një paraje korrupsioni që blen individi si LaCivita & Paul Manafort. Jam super e shqetësuar me këtë fushatë anti-kombëtare që ka nisur Berisha & co. Dhe me që ra fjala, Agim Nesho është gjithashtu numri #2 i Ilir Metës i cili është akuzuar shumë herë për trafiqe të tilla. Ja, me këtë hipokrizi po na fëlliqin botërisht!!
Ish-ambasadori shqiptar, Agim Nesho, i cili pas pasur edhe një rol drejtues pranë Partisë së Lirisë si bashkëpuntor i presidentit të PL-së, Ilir Meta, ka botuar një shkrim në "FoxNews". Në shkrimin e tij, i cili është publikuar në kategorinë "Opinion", Nesho përshkruan kryeministrin Edi Rama në këndvështrimin e tij, duke e krahasuar me Nicolas Maduron dhe liderë të tjerë autokratë./ZËRI