Politikë

PS nis përgatitjet/ Zgjedhje të reja në 3 bashki në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha!

Berati, Tepelena dhe Mati, Bashkitë që mbetën pa kryetar pasi të parët e qyteteve garuan për deputet, tashmë do të zhvillojnë zgjedhje të tjera.

k.m.
PS nis përgatitjet/ Zgjedhje të reja në 3 bashki në
Blendi Klosi

TIRANË- Vjeshta do të vijë me zgjedhje të pjesshme lokale! Lajmin e ka bërë me dije sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi. Në një prononcim për mediat nga selia rozë, ai paralajmëroi se përveçse se në shtator do të kemi një Kuvend me deputetët e rinj, do të ketë ndryshime edhe në 3 nga Bashkitë e vendit. Berati, Tepelena dhe Mati, Bashkitë që mbetën pa kryetar pasi të parët e qyteteve garuan për deputet, tashmë do të zhvillojnë zgjedhje të tjera.

Për Klosin, socialistët janë gati, madje kanë nisur që tani nga puna me strukturat. 

“Tre bashkitë të cilat janë në garë në bazë të tërheqjes së kryetarëve të bashkive, Bashkia e Matit, Beratit dhe Tepelenës, pa dyshim janë në planet organizative të Partisë Socialiste. Shkojmë për t’i fituar të treja bashkitë. Kemi filluar, të paktën në Mat, përzgjedhjen e kandidaturave për rifreskimin e gjithë strukturës sonë elektorale, dhe besoj edhe Berati e Tepelena. Të tre bashkitë, pa dyshim, do të shkojnë në zgjedhje dhe besoj se periudha e përcaktuar në Kod, pra vjeshta e këtij viti, është periudha e përshtatshme për ta kryer këtë proces,”- tha Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS-së

Po ashtu në shtator, PS pritet të mbledhë forumet për të vijuar me ndryshimet në strukturat e partisë.

Ndërkohë që sa i përket Tiranës dhe mundësisë për të zhvilluar zgjedhje për kryetar të ri, Partia Socialiste ende nuk ka një vendimmarrje./ZËRI

Poll

MOS HUMB