Bota

FT: Mira Murati mbledh 2 miliardë dollarë fonde, pa një projekt konkret

Marrëveshja, e cila u mbyll së fundmi, sipas shumë personave të njohur me transaksionin, ishte një nga më të mëdhatë e financimit "fillestar" në historinë e Silicon Valley.

k.m.
FT: Mira Murati mbledh 2 miliardë dollarë fonde, pa një projekt
Mira Murati

SHBA-  Ish-drejtoresha e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, ka siguruar 2 miliardë dollarë për startup-in e saj të ri të inteligjencës artificiale, në një marrëveshje që e vlerëson kompaninë "misterioze" që ka vetëm 6 muaj që është krijuar në 10 miliardë dollarë. Marrëveshja, e cila u mbyll së fundmi, sipas shumë personave të njohur me transaksionin, ishte një nga më të mëdhatë e financimit "fillestar" në historinë e Silicon Valley.

"Thinking Machines" me seli në San Francisko nuk e ka deklaruar se mbi çfarë po punonte, por kanë përdorur emrin dhe reputacionin e Muratit për të tërhequr investitorë. Mbledhja e fondeve tregon oreksin e madh të investitorëve në inteligjencën artificiale dhe besimin në vizionin e themeluesve të shquar për të konkurruar me kompani si OpenAI dhe Anthropic, si dhe me gjigantët e mëdhenj të teknologjisë Google dhe Meta.

Murati, 36 vjeç, u largua nga OpenAI në shtator pasi kishte ndihmuar në nxitjen e krijimit të produkteve të tilla si ChatGPT, gjeneratori i imazheve Dall-E dhe me modalitetin e tij zanor. Ajo ka mbajtur edhe postin e menaxheres në Tesla, ku punoi për "Model X". Thinking Machines ka punësuar gjithashtu një numër ish-punonjësish të OpenAI, përfshirë bashkëthemeluesin John Schulman, ish-drejtuesin e projekteve speciale Jonathan Lachman dhe ish-nënkryetarët Barret Zoph dhe Lilian Weng.

“Ekziston një grup themeluesish dhe njerëz tepër të zgjuar. Ekipi që [Murati] ka bashkuar është bindës,”-tha një investitor për "Financial Times".

Megjithatë, shtoi se kishte pak informacion se mbi çfarë po punon kompania. Mira Murati tha në shkurt se ajo synonte t’i bënte “sistemet e inteligjencës artificiale më të kuptueshme, më të personalizueshme dhe përgjithësisht më të afta”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Por kishte nga ana që nuk pranuan të jepnin fonde. Njëri prej këtyre personave tha se oferta e Muratit nuk ofronte asnjë informacion në lidhje me një produkt apo plane financiare.

Një person tjetër tha se "Thinking Machines" po punonte mbi “inteligjencën e përgjithshme artificiale”, një pikë hipotetike ku kompjuterët kanë nivele inteligjence të ngjashme ose superiore me njerëzit. Por ata shtuan se, për momentin, grupi ishte ende duke “hartuar strategjinë” dhe nuk kishte asgjë konkrete.

Ndërkohë që edhe qeveria shqiptare i ka "dhuruar" Muratit 10 milionë dollarë, para që gjithashtu do të  shkojnë për financimin e projektit "Machine Thinking Lab"./ZËRI

Poll

MOS HUMB