
IRAN- Banorët në disa pjesë të Teheranit verior, thonë se kanë përjetuar ndërprerje të energjisë elektrike pas sulmeve izraelite në kryeqytet. BBC shkruan se kompania kombëtare e energjisë elektrike e Iranit, Tavanir, thotë se pas sulmeve, një ndërprerje e energjisë elektrike ka prekur dy nga lagjet veriore të kryeqytetit, por "po bëhen përpjekje për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur".
Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian ka konfirmuar se ka pasur "ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike" në disa pjesë të kryeqytetit.
Lufta mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në ditën e dhjetë që nga nata e 13 qershorit kur nisën bombardimet e para. Por tashmë rrethi është zgjeruar pasi një ditë më parë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri me dije se kishte sulmuar tre objekte bërthamore të Iranit. Madje Trump ka lajmëruar se nëse Irani nuk pranon të bëjë paqe, do të ketë sulme akoma më të mëdha kundrejt tij.