
TIRANË- Qytetarët shqiptarë, janë ankuar sa i përket çmimeve të larta këtë sezon veror, në veçanti në plazhet e jugut, që sipas tyre nuk e justifkojnë cilësinë e shërbimit dhe standartin e jetesës që ka vendi ynë, por me sa duket depueti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, ka një mendim krejt ndryshe. Sipas tij, Shqipëria ka çmimet më të mira në rajon.
Duke folur për mikrofonin e ZËRI-t, Ndreca tha se janë pikërisht çmimet e mira që ofron vendi ynë ajo që i tërheq turistët, duke e kthyer Shqipërinë me rritjen më të lartë në rajon. Ndërkohë ndër të tjera deputei i PS, tregoi dhe se ku do të pushonte vetë këtë verë, por dhe sa ishte buxheti i shpenzimeve të tij këtë sezon. Për më shumë ndiqni përgjigjen e tij.
Pyetje: Ku do i kalosh pushimet këtë vit?
Plarent Ndreca: Këtu në Shqipëri.
Pyetje: Ku? E keni planifikuar?
Plarent Ndreca: Nuk e di, merret bashkëshortja me këtë punë.
Pyetje: Si ju duken çmimet?
Plarent Ndreca: Mendoj që referuar cilësisë që ofrohet tashmë në bregdetin tonë, mendoj se ne kemi çmimet më të mira në rajon. Besoj se kjo është një nga arsyet që ne tërheqim më shumë turista dhe kemi një rritje më të lartë se çdo vend tjetër i rajonit./ZËRI