TIRANË-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko përmbylli në Kuvendin e Shqipërisë raportimin e tij për punën e institucionit që ai drejton përgjatë vitit 2023. Por menjëherë u ul në vendin e tij dhe nuk pranoi pyetje. Pas fjalës së deputetets së Partisë Socialiste, Blerina Gjylametit depuetët mund të parashtronin pyetjet e tyre. I pari ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili iu referua relacionit të Prokurorisë së Shtetit. Bardhi kërkoi përgjigje për ndryshimet nga viti 2015 e deri sot në lidhje me zyrën e Micro Credit Albania.
Bardhi: Kam 9 pyetje, por do dua të pyes se ku bazohen të dhënat, unë prita që gjatë raportimit të kishte një sqarim për mikrokreditë. Në këtë relacion jo i opozitës, vihet re se veprimtaria e MCA është jashtë monitorimit të BSH-së. Ky pohim është bërë edhe nga personat që janë marrë në pyetje nga Prokuroria. Shkeljet e përsëritura kanë pasoja tepër të dëmshme financiare në lidhje me qindra shtetas. Prokuroria thotë se ka lejuar të shesë portofolin, pra vërehet se edhe pse janë gjetur shkelje nga BSH nuk është ndërhyrë për të frenuar këtë institucion (MCA). BSH I ka patur të gjitha të drejtat ligjore për të shmangur këto veprime, ka dyshime për tolerim me dashje për MCA. Iu referova Prokurorisë që të mos aludohet ku bazohen pyetjet e mia, në 2015 a rrezikoi BSH. Bankat e nivelit të dytë duket se e panë zgjidhjen duke shitur kreditë, a kryet ju një analizë dhe a mori BSH ndonjë masë konkrete për inflacionin. MCA nuk kishte liçensë për blerje borxhi por për të dhënë kredi të vogla, pse e ndryshuat ju guvernator me kërkesë të kujt? A kishit ju informacion që MCA kishte blerë kredi të këqija në mungesë të liçencës. Cila është arsyeja që nuk morët masë të hiqni liçencën e MCA. Mijëra qytetarë kanë denoncuar rastet e shumëfishimit të detyrimeve të tyre, dhe sekuestrim të pasurive për detyrime që I kishit shlyer, pse lejuat që gati 100 mijë shqiptarë të grabiteshit. Çfarë ju lidh ju me MCA apo me ortakët e saj?