Politikë

Sejko nuk pranoi pyetet, Gjylameti i del në mbrojtje: Kini respekt! Guvernatori i BSH i ka dhënë sqarimet në Komision

Gjylameti nisi fjalën e saj duke mbrojtur Sejkon, ku tha se ai i ka dhënë një herë sqarimet para Komisionit të Ekonomisë.

f.t
Sejko nuk pranoi pyetet, Gjylameti i del në mbrojtje: Kini respekt!
Blerina Gjylameti

TIRANË-Deputetja socialiste Blerina Gjylameti mori fjalën në Kuven pas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, kur të gjithë prisnin të drtejtonin pyetjet që kishin përgatitur për të. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko përmbylli në Kuvendin e Shqipërisë raportimin e tij për punën e institucionit që ai drejton përgjatë vitit 2023, por nuk praoi pyetje nga deputetët. Gjylameti nisi fjalën e saj duke mbrojtur Sejkon, ku tha se ai i ka dhënë një herë sqarimet para Komisionit të Ekonomisë. Sipas saj duhet të tregojnë respekt pë BSH, pasi guvernatori e ka bërë paraqitjen dhe raportimin e tij.

Gjylameti: Duhet të keni respekt sepse është një nga institucionet më të rëndësishme në Shqipëri. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë informoi qartësisht në lidhje me mikrokreditë dhe ekononminë e vendit në Komisionin e Ekonomisë. Nisur nga shqetësimet e fundit, kemi dëgjuar dhe kemi marrë pjesë në raportimin e Komisioneve përkatëse dhe të pavarura. Patëm mundësinë që Sejko të bënte paraqitjen e tij, ku kolegët pyetën dhe ai dha sqarimin e tij. Në ditën e parë patëm shumë diskutime, ndërsa në ditën e dytën vazhduam me diskutime të përditëshme në lidhje me funksionin BSH dhe ne hartuam projektrezolutën.

Sejko bëhet i pari zyrtar që nuk pret pyetje nga deputetët në Kuvend, standard që u ndoq për të gjithë të tjerët, si Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, e shumë të tjerë që para deputetëve thanë përgjigje./ZËRI

Poll

MOS HUMB