
POGRADEC- Dekori i qytetit për festa e fundvitit do t'u kushtojë qytetarëve të Pogradecit plot 120 milionë lekë të vjetra. Në garën e hapur nga Bashkia e Pogradecit, konkretisht nga "Ndërmarrja e Mirëmbajtjes së Infrastrukturave dhe Punëve Publike Pogradec" për fituesin e tenderit bie në sy fakti se në garë është vetëm një operator ekonomik “Iceberg Communication " SH.P.K”.
Po ashtu, kjo kompani ka ofruar një oferëtë sa 100% e fondit limit. Siç mund të shihet dhe në foto Open Data e ka nxjerrë këtë tender me flamur të kuq për shkelje të konkurencës.
Kontrata mes Bashkisë dhe kompanisë do të zgjasë 10 ditë që nga data e nënshkrimit. Përpos zbukurimit të rrugëve, do të ketë një dekor të veçantë dhe për godinën e Bashkisë dhe Pallatin e Kulturës./Zëri.ai