
TIRANË- Ambasada e Italisë në Tiranë ka reaguar në lidhje me tensionet në Kuvendin e Shqipërisë. Ambasada shpreh shqetësim në lidhje me situatën në Kuvend. Sipas ambasadës, një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë.
"Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim për zhvillimet më të fundit në Parlamentin shqiptar. Një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë. Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Më herët një reagim ka ardhur nga edhe ambasada e SHBA, ajo e Britanisë së Madhe, e Gjermanisë, por edhe zyra e BE në vendin tonë. Në reagimet e tyre nënvizohet se është shumë e rëndësishme që maxhoranca dhe opozita e vendit të bashkëpunojnë, me qëllim që të plotësojnë detyrat, për të cilat janë ngarkuar. Thirrja e tyre vjen disa ditë, pasi opozita krijoi tensione në parlament, teksa u votua projekt-buxheti i 2024. Deputetët e opozitës ndezën flakadanë brenda parlamentit./Zëri.ai/