Politikë

Marrëveshja për emigrantët, opozita paralajmëron dërgimin në Kushtetuese

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se opozita është dakord që ta dërgojë në Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

D.XH
Marrëveshja për emigrantët, opozita paralajmëron
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme çuarjen në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes për emigrantët. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se për çuarjen në Kushtetuese do të vendosë grupi i PD-së.

"Për sa i përket marrëveshjes së emigrantëve, do të përgatitet teksti për në Gjykatën Kushtetuese. Kjo vjen, pasi ne mendojmë se ka një shkelje të Kushtetutës te firma e Edi Ramës. Mendojmë se marrëveshja ka probleme serioze të të drejtave të njeriut, prandaj opozita do i drejtohet Gjykatëës Kushtetuese për marrëveshjen", tha Berisha. 

Gazetarët: Zoti Berisha, sa i përket çuarjes së mundshme në Kushtetuese të marrëveshjes së emigrantëve, ka qenë një vendim unanim apo me shumicë votash, pasi në informacionet e mia ka pasur debate në lidhje me këtë çështje ditën e sotme.

Berisha: Patjetër që debate do të ketë, debati i bën mirë demokracive. Debatet janë normale, por në tërësi janë dakord.

Gazetarët: Z Berisha, ju e keni kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes?

Berisha: Në tërësi ishte vullnet i grupit. Edhe unë kam votuar që marrëveshja të shkojë në Kushtetuese, sepse ky variant është legjitim, është më i drejti.

Gazetarët: A mund të keni një telefonatë tjetër nga zv kryeministri Tajani?

Berisha: Ai është një burrë fisnik dhe një mik i vjetër i imi, i PD dhe Shqipërisë.

Edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi deklaroi se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, marrëveshjen për emigrantët. Ai tha se marrëveshja do të duhet me patjetër t’i nënshtrohet kushtetutshmërisë.

‘Qeveria ka propozuar në Kuvend ratifikimin e protokollit për marrëveshjen me Italinë. Ky protokoll bie ndesh me Republikën e Shqipërisë. Përmbajtje protokollit mes dy qeverive do t’i nënshtrohet protokollit kushtetues nga Gjykatën Kushtetuese. Rruga më e drejtë në rastin konkret është që kjo marrëveshje t'i nënshtrohet kushtetutshmërisë. Disa kolegë patën kundërshtime, por më pas nuk ka pasur asnjë kundërshtim.’- u shpreh Bardhi.

Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB