
BERLIN- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar këtë të mërkurë se vendi i tij po e sheh me kujdes marrëveshjen për emigrantët afrikanë të nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kryeministren e Italisë Georgia Meloni, kancelari Scholz tha se po e vëzhgon me interes se si do të implementohet marrëveshja Meloni-Rama për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër.
Olaf Scholz: Është interesante për ne ta shikojmë se si do të zhvillohet.
Pyetjes nëse marrëveshja mund të shërbejë si shembull për Gjermaninë, Scholz iu përgjigj me rezervë duke vënë në dukje lidhjen fqinjësore mes Shqipërisë dhe Italisë, shkruan DË.
Olaf Scholz: Këtu ka një specifikë që ka të bëjë me fqinjësinë territoriale mes dy vendeve. Ata i ndan vetëm një det.
Meloni tha se marrëveshja me Shqipërinë është një "marrëveshje kornizë që duhet të plotësohet me detajet dhe normat e duhura". Ajo tha se edhe Shqipëria do të bëjë "maksimumin për ta kthyer atë një një marrëveshje inovative që mund të shërbente si bazë për të marrëveshje të ngjashme me vende të treta".
Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë./Zëri.ai