Politikë

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës online, Koreshi: S’ju vjen turp

Deputeti i PD Saimir Koreshi ka dënuar mbajtjen online të Sekretariatit të Etikës. Ai tha se me kërkesën për përjashtime, të kujtohet koha e Sigurimit, kur partia përjashtonte këdo që ishte kundër.

D.XH
Mbledhja e Sekretariatit të Etikës online, Koreshi: S’ju vjen
Saimir Koreshi

TIRANË – Deputeti demokrat Saimir Koreshi ka reaguar ashpër, pas njoftimit se mbledhja e Sekretariatit të Etikës është mbajtur online. Koreshi ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet fizikisht. Ai tha se PS sot po sillet si partia mëmë komuniste, e cila përjashtonte në mënyrë masive ata që mendonin ndryshe.

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës online, Koreshi: S’ju vjen
Deklarata e Koreshit 2

Koreshi thotë se anëtarëve të Sekretariatit të Etikës duhet t’ju vijë turp për çfarë po bëjnë sot. “Po pak turp nuk keni. Prapë jeni mbledhur online. Si anëtar i Komisionit, kërkoj që mbledhja të zhvillohet fizikisht. Kërkoj të njoftohen deputetët, që kërkoni si parti komuniste që t’i përjashtoni, të japin versionin e tyre të ngjarjeve. I keni bërë kërkesat si në kohën e Sigurimit”, shkruante Koreshi, pak para se të merren vendimet e përjashtimeve për 10 ditë për 4 deputetët demokratë.

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës online, Koreshi: S’ju vjen
Deklarata e Koreshit 3

Komisioni i Etikës ka përjashtuar këtë të mërkurë me 10 ditë nga punimet e Kuvendit katër deputetët e Partisë Demokratike që seancën e shkuar (20 nëntor) shkaktuan incidente në sallë. "Etika" ka përjashtuar deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Flamur Hoxha.

Ndërsa dy deputetet zonja, Albana Vokshi dhe Sorina Koti "shpëtuan" nga përjashtimi pavarësisht se në kërkesën e tyre deputetët socialistë kërkonin dhe përjashtimin e tyre. Seancën e shkuar deputetët demokratë hodhën tymuese dhe flakadanë në sallë. Në fund...nuk mungoi as zjarri.

Prej javësh Kuvendi i Shqipërisë nuk po funksionon në kushte normale. Mospranimi i ngritjes së Komisioneve Hetimore Parlamentare nga ana e maxhorancës ka bërë që opozita të “kthejë përmbys” jo vetëm karriget e deputetëve, por dhe funksionimin normal të Parlamentit. Palët me sa duket janë ende larg zgjidhjes së ngërçit parlamentar ndërkohë që opozita ka braktisur dhe punimet e Komisioneve Parlamentare, të cilat për shkak të bllokimit të sallave po zhvillohen online./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB