Politikë

Dita e 4-t e rinumërimit të votave të Tiranës! Hapen 355 kuti, si ndryshon rezultati

Partia Social Demokrate e Tom Doshit humbet 22 vota

F.I
Dita e 4-t e rinumërimit të votave të Tiranës! Hapen 355
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet vijon rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës, ku deri më tani janë hapur 355 kuti nga 1282 në total. 

Deri tani hapja e kutive ka treguar vetëm gabime të vogla, gjë që nuk sjell ndryshim në rezultatin e mandateve për subjektet politike, por as në renditjen e kandidatëve në listën e hapur. PD rezulton se ka 177 vota të pamerituara, ndërsa PS 170, të cilat iu zbriten nga rezultati i numërimit të parë.

'Nisma Shqipëria Bëhet' rezulton se deri më tani ka 20 vota të pamerituara, Lëvizja Bashkë 15, ndërsa Partia Mundësia që po ‘lufton’ për të ruajtur mandatin e dytë, nga rinumërimi deri më tani rezulton të ketë përfituar 3 vota më shumë. Partia Social Demokrate e Tom Doshit humbet 22 vota.

Dita e 4-t e rinumërimit të votave të Tiranës! Hapen 355
TABELA

 

Poll

MOS HUMB