
LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu duket se po mendon ose konsideron ndryshimin e emrin e qytezës turistike të Shëngjinit. Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu ka nxjerrë disa dokumenta nga pluhuri i arkivave, duke kujtuar se dikur qyteza dikur mbante emrin e presidentit të 28-të të SHBA, Woodrow Willson. Ndreu ndan vendimin e marrë nga asokohe qeveria e Fan Nolit dhe bujën që ka pasur në Amerikë, kur media e madhe “Associated Press” raportoi se për nderin që i kishin bërë shqiptarët presidentit të tyre.
"Me nje dekret te vitit 1924, Fan Noli, emertoi Shengjinin me emrin "Wilson", ne nder te Presidentit Amerikan te asaj kohe, Wilson! Shoqeria "Vatra" ja komunikoi vendimin agjensise "Associated Press" e cila e shperndau ne gjithe shtypin amerikan. Amerikanet shprehen mirenjohjen e tyre per nderin qe vendi yne ju beri! Po sikur ta ribejme perseri vendimin?! Me poshte dekreti dhe komenti per lajmin!,"-shkruan në postimin e tij kryebashkiaku i Lezhës.
VENDIMI I FAN NOLIT:
Shoqëria "Vatra" me të marrë telegramin prej Tiranë për vendimin ministerial që bëri Shëngjinin që paskëtaj të quhet Willson, Vatra ia komunikoj agjencisë "Associated Press", e cila ua komunikoj gjithë shtypit amerikan. Shtypi amerikan shkruan dhe tregon gëzimin dhe simpathinë për kombin tonë.
Ju si mendoni? A vlen të ndryshohet emri i Shëngjinit?/ZËRI