
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën aktuale të paraardhësit të tij, ali Berisha, të cilit sot Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i dërgoi fletëthirrje në adresën ku banon, Kuvend dhe selinë blu. Berisha refuzoi dhe kësaj lëvizjeje Rama iu përgjigj nga Pogradeci, ku u mbajt Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste. Sipas Ramës, në Shqupëri nuk ka ndodhur kurrë më parë që një trupë drejtësie të të kërkojë të paraqitesh, pavarësisht posteve që ke mbajtur. Ai shtoi në mënyrë jo të drejtpërdrejtë se ata që kanë pasur pushtet, nuk janë mësuar që drejtësia të funksionojë në këtë mënyrë, referuar Berishës. Kryeministri përmendi dhe hipotezën se në Shqipëri drejtësia po funksionon për shkak të presionit nga Shtetet e ashkuara të Amerikës, por tha se në fakt reforma është bërë nga PS-ja e jo SHBA-të.
-
Rama: Kemi ekonomi rezistente, 400 paga minimale
13 Nëntor, 19:28
Pjesë nga fjala e Ramës:
Merreni që nga 1912-a, hiqini të pushtetshmit që vriste diktatura, se ajo nuk quhet, ata nuk ishte se i kapte ndonjë drejtësi e pavarur dhe i pushkatonte që nuk ka bërë vaki, që në Shqipëri të funksionojë një trup drejtësie që nuk pyet as kush je, as se me kë je, as sa lart je apo as sa nga lart je mësuar t’i shohësh të tjerët dhe të kërkon të paraqitesh.Thonë disa që këtë drejtësi e kontrollojmë ne. Pse e thonë? Nuk po i hyj shumë këtij diskutimi, sepse nuk është mësuar njeri këtu, sidomos nga ata që kanë pasur, kanë pushtet që të funksionojë kështu, prandaj e thonë sepse kështu ka funksionuar gjithmonë kur kanë qenë ata në pushtet, që drejtësia ishte farsë komplet, e telekomanduar. Sot, s’është. Natyrisht që ka plot gjëra që mund t’i diskutojmë. Ka gjëra me të cilat mund të jemi dakord, ka gjëra me të cilat mund të mos jemi dakord, por ky është fakt. Ky është fakt! Në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i personit të paprekshëm. S’ka më asnjë person të paprekshëm dhe kjo si erdhi? Erdhi nga qielli? Janë disa që thonë e solli Amerika. Po si e solli Amerika? Me çfarë? Me aeroplan?! Këtë e ka sjellë vetëm një forcë mbi tokë, që është Partia Socialiste.
Dhe të mos e harrojmë, Partia Socialiste e
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar kryetarin e Partisë Demokratike që të paraqitet para OPGJ-së. Shkresa është dërguar në banesën e Berishës, në Kuvendin e Shqipërisë dhe po ashtu në selinë e Partisë Demokratik, por shkresa është kthyer mbrapsht me nënshkrimin ‘refuzuar’.
Berisha aktualisht është në masën "detyrim paraqitje", që e ka refuzuar deri më tani, ndërkohë që rrezikon "arrest shtëpie".
SPAK e akuzon Berishën se ndërmori ndryshime ligjore dhe vendime të Këshillit të Ministrave për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në marrjen e pronës që i hapi rrugën ndërtimit të një kompleksi prej 17 pallatesh në zonën ku më parë ndodhej klubi sportive “Partizani”. Për këtë ndaj tij është ngritur akuza e korrupsionit, ndërsa për Malltezin është shtuar dhe ajo për pastrimin e parave. Aktualisht, Malltezi është në burg.