Politikë

I dënuar 11 vite burg, GJKKO ia kalon Gjykatës së Kukësit çështjen e Bledar Haklajt

GJKKO shpalli moskompetencën lëndore për efekt të parashkrimit të ekzekutimit të vendimit dhe dërgimin për gjykim të kësaj çështjeje penale pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

D.XH
I dënuar 11 vite burg, GJKKO ia kalon Gjykatës së Kukësit
GJKKO

TIRANË – GJKKO ka shpallur moskompetencë në gjykimin e dosjes së Bledar Haklajt.

Haklaj ka kërkuar që t’i shuhet dënimi, i dhënë më datë 20 mars 2013, ku Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e ka dënuar atë me 11 vite burgim.

Vendimi ka marrë formë të prerë më datë 19 qershor 2023. Haklaj ka nisur tashmë një kërkesë për të shuar këtë vendim.

GJKKO shpalli moskompetencën lëndore për efekt të parashkrimit të ekzekutimit të vendimit dhe dërgimin për gjykim të kësaj çështjeje penale së bashku me aktet e saj Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore.

Kërkesa kalon në Gjykatën e Kukësit. Bledar Haklaj është vëllai i Shote Haklaj, e cila u vra vite më parë në Bajram Curri./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB