
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se ka ndodhur një sherr mes Mark Frrokut dhe Gjon Gjonajt. Në rrjetin e tij social në Facebook, Berisha shkruan se para 2 ditësh ka ndodhur një përplasje fizike mes tyre në eventin "Sofra e Pukës". Sipas numrit një të Partisë Demokratike, Frroku e qëlloi Gjonajn me grusht, ndërsa shton se palët kanë nxjerrë edhe armët. Por mesa duket me ndërhyrjen e të tjerëve nuk ka pasur të lënduar.
POSTIMI I BERISHËS:
Pershendetje doktor, para dy ditesh u mbajt Sofra e Pukes nje feste tradicionale e rrethit Puke ku mblidhen qytetar dhe zyrtar e politikan te te gjithe spektrit politik te Pukes ose me origjine nga Puka dhe te rretheve fqinje. Por kesaj here Sofra e Pukes u permbyse sepse ne nje sherre midis eksponentve te Partise se Krimit Ish deputetit Mark Frroku dhe nenprefektit Gjon Gjonaj ish kryetar i Bashkise Puke , te cilet u kacafyten me njeri tjetrin dhe ish deputeti i PS Mark Frroku e leshoj per toke me grushta nenprefektin dhe ish kryetarin e Bashkise Gjon Gjonaj. Palet nxoren revolet por nderhyrja energjike e te pranishmeve shmagu gjakderdhjen ne festen tone popullore. Mediat e kane censuruar plotesisht lajmin ju lutem bejeni publike por anonim.
Megjithatë Zëri.ai nuk u mjaftua vetëm me denoncimin e Berishës, por ka kontaktuar edhe me Gjonajn, edhe me Frrokun. Nënprefekti Gjonaj iu përgjigj kërkesës për një prononcim nga Zëri.ai, duke mohuar gjithë denoncimin e bërë nga Berisha.
"Me gjithë respektin që kam, nuk ka turp më të madh sesa të dëgjojmë gënjeshtrat e Sali Berishës në vitin 2023. Shokë ka dashur dhe do kërkojë derisa të shkojë prapa hekurave. Prej jush faleminderit, këto gënjeshtra anashkalojini se bëhen të pabesueshme edhe për të tjerat,"-tha Gjonaj për Zëri.ai.
Ndërkohë që deri më tani, mbetemi ende të një prononcimi nga ana e Frrokut./Zëri.ai