
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot në Pogradec, ku zhvilloi mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste. Teksa foli për turizmin, biznesin dhe ekonominë, kreu i qeverisë u ndal edhe tek paga minimale. Në fjalën e tij, Rama tha se sot leku ka arritur që të barazohet me euron, ndërsa shtoi se është gjithashtu një arritje që dyshemja e pagës minimale ka shkuar në 400 lekë.
Megjithatë shtoi se këto shifra i ndante me publikun për të treguar sesa ishte paga minimale, e po ashtu theksoi se synon që të arrijë më shumë.
"Sot kemi në dorë raportin e FMN që thotë shprehimisht që Shqipëria ka një nga ekonomitë më rezistente të rajonit. Dhe çfarë do të thotë “një nga ekonomitë më rezistente”? Do të thotë për shembull që nëse inflacioni edhe këtu natyrisht pati si të thuash vizitën e vet dhe pati impaktin e vet në rritjen e çmimeve, në Shqipëri ka qenë nën mesataren Europës dhe më i ulëti në rajonin tonë dhe që në vitin e ardhshëm parashikohet të shkojë në kuotat e veta normale dhe kjo tregon që ekonomia jonë është një ekonomi rezistente sepse po... u rritën çmimet, por mund të ishin rritur shumë më tepër siç janë rritur në vendet rreth nesh. Ndërkohë që...fakti që leku, a ka arritur sot të barazohet me euron, tregon prapë për një ekonomi rezistente dhe të marrësh sot 400 mijë lekë pagë minimale, janë 400 euro pagë minimale, çka nuk ishte e vërtetë deri përpara pak kohe. Këto janë fakte të thjeshta që nuk i ndaj me ju për të qenë të lumtur, por i ndaj me ju për të thënë që jemi në një bazë të re, të qëndrueshme për të synuar më shumë,"-tha Rama./Zëri.ai