Politikë

Braçe: Grave t'u njihet koha e ciklit si periudhë sëmundje!

Braçe tha se kjo kohë të njihet si periudhë sëmundjeje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit. 

E.K
Braçe: Grave t'u njihet koha e ciklit si periudhë
Komisioni i Ekonomisë

TIRANË- Deputeti i Partrisë Socialiste Erion Braçe ka kërkuar këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë që grave dhe vajzave tu paguhet periudha e ciklit. Braçe tha se kjo kohë të njihet si periudhë sëmundjeje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit. 

Gjatë fjalës së tij deputeti socialist kërkoi që paketa higjeno-sanitare e grave të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Në fund ai "thumboi" gratë ministre, të cilave u kërkoi të "lobojnë" tek ministri i Financave Ervin Mete që kjo të përfshihet në projektbuxhetin e 2024-es. 

Erion BraçeA ka mundësi që grave dhe vajzave tu njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundje dhe e paguar. Raport i paguar nga buxheti i shtetit, pasi po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë dhe është mirë që një iniciativë të tillë që unë mendoj që nuk kushton shumë, që duhet kalkuluar të përfshihet në iniciativat e ministrisë së Shëndetësisë. E dyta, që është po kaq e rëndësishme a ka mundësi që paketën higjeno-sanitare të grave dhe vajzave pikërisht për ciklin ta përjashtojmë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, se nuk i shton asgjë buxhetit të shtetit. Nuk po kërkoj atë që po ndodh në Evropë, që ta paguaj qeveria këtë gjë, një herë në muaj, por minimumi po kërkoj që të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtetit. Besoj me kaq shumë gra që kemi në qeveri do të gjejë mirëkuptimin tek ministri i Financave. 

Momentalisht i vetmi vend në Bashkimin Europian që u jep leje mjekësore me pagesë grave që vuajnë nga dhimbje të forta të menstruacioneve është Spanja. Ligji u miratua në Parlamentin spanjoll në shkurt të këtij viti./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB