Politikë

Bardhi pyetet më 24 maj, Olsi Rama kallëzon deputetin e PD për herë të dytë në SPAK (SHKRESA)

Kërkesa e tij është e dyta brenda pak kohësh, pasi struktura e Posaçme kishte vendosur fillimisht të mos e pranonte kallëzimin e tij të parë ndaj Bardhit.

f.t
Bardhi pyetet më 24 maj, Olsi Rama kallëzon deputetin e PD për
Olsi Rama dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ka depozituar sot një kallëzim të dytë në SPAK ndaj kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e bërë nga ky i fundit për implikimin e tij në trafikun e drogës në laboratorin e Xibrakës. Kërkesa e Ramës vjen në një kohë kur Prokuroria e Posaçme ka thirrur kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të dhënë dëshmi për dosjen 'Xibraka' më datë 24 maj. 

“Kërkoj regjistrimin e kallëzimit penal në ngarkim të z. Gazment Bardhi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për kryerjen e veprës penale të kallëzimit të rremë të parashikuar në nenin 305 të Kodit Penal. Kërkoj marrjen e akteve të materialeve të kallëzimit penal nr.68, datë 9.4.2024 të regjistruara nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit sipas rregullave të parashikuara nga neni 191 i Kodit të Procedurës Penale, për shkak se i shërbejnë këtij kallëzimi të ri penal”, thuhet në kallëzimin e Olsi Ramës.

Bardhi pyetet më 24 maj, Olsi Rama kallëzon deputetin e PD për
DOKUMENTI

Kërkesa e tij është e dyta brenda pak kohësh, pasi struktura e Posaçme kishte vendosur fillimisht të mos e pranonte kallëzimin e tij të parë ndaj Bardhit për shkak se ky i fundit nuk kishte bërë kallëzim në SPAK, por vetëm një kërkesë për rinisje të hetimeve për Xibrakën.

Sipas demokratit, Olsi Rama kishte lidhje dhe njohje me një prej personat kryesorë të këtij grupi, si dhe përmes sistemit TIMS është faktuar udhëtimi disa herë me të njëjtën makinë me Genci Xhixhën, Ermal Hoxhën dhe të akuzuarit e tjerë. Bardhi deklaroi se emri i Olsi Ramës ishte kursyer nga prokurorët e krimeve të rënda të asaj kohë, dhe për kërë opozita kërkoi në SPAK një hetim të ri për vëllanë e kryeministrit. Nga ana tjetër, edhe Olsi Rama kallëzoi në SPAK, Gazment Bardhin nën akuzën e shpifjes, dhe tha se njëri prej tyre duhet të përgjigjet përpara drejtësisë në lidhje me akuzat. Por SPAK nuk e pranoi kallëzimin duke shtuar se në fakt nga ana e Bardhit nuk ishte bërë asnjë kallëzim penal, por vetëm kishte ofruar informacion për një çështje të arkivuar.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së është thirrur në SPAK, për të dhënë informacione në lidhje me dosjen Xibraka, dhe denoncimin që ai ka bërë se i përfshirë në laboratorin e kokainës, ka qenë dhe vëllai i kryeministrit shqiptar Olsi Rama. Pak javë më parë, Bardhi, akuzoi Olsi Ramën si pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB