Aktualitet

Olsi Rama padit Bardhin: Ose unë në burg, ose ai të ndiqet penalisht! Demokrati: Je në hall!

Rama kërkon regjistrimin e padisë, ku Bardhi akuzohet për “Kallëzim të rremë”.

f.t
Olsi Rama padit Bardhin: Ose unë në burg, ose ai të ndiqet
Gazment Bardhi dhe Olsi Rama

TIRANË- Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ka kallëzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin. Në padinë e ngritur theksohet se faktet e paraqitura nga Bardhi, sipas Ramës, janë të pavërteta dhe janë publikuar me qëllim nga kreu i grupit të PD. Rama kërkon regjistrimin e padisë, ku Bardhi akuzohet për “kallëzim të rremë”. Padia e vëllait të kryeministrit vjen pasi, demokrati ka ngritur akuzën ndaj ti se ka bashkëpunuar me të ashtuquajturin "grupi i Xibrakës", duke shtuar se Rama ka qenë një prej anëtarëve të grupit. Nga ana e tij Olsi Rama hedh poshtë akuzat, ndërsa thotë se kreu i grupit parlamentar të PD-së duhet të përgjigjet para drejtësisë. Në kallëzimin e tij Rama thotë se s’mund të këtë dy të vërteta, ose Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet për shpifje, ose ai vetë të futet në burg si trafikant droge.

PADIA E PLOTË:

Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës. Fakti që zotëria aspak i nderuar, ka marrë përsipër të më akuzojë si trafikant droge, thjesht dhe vetëm sepse unë jam vëllai i një kundërshtari politik, të cilin prej vitesh tanimë janë cfilitur më kot ta mundin, duke mos lënë asnjë anëtar të familjes sonë pa sulmuar me gjuhën e pistë të shpifjeve, kërkon përgjigje! Jo thjesht nga unë, po nga drejtësia! Unë nuk jam politikan dhe s’kam asnjë lidhje tjetër me politikën, përveçse si votues i tim vëllai ashtu si qindramijëra të tjerë dhe arsyeja kryesore e neverisë time të hershme me politikën është pikërisht kthimi i shpifjeve në një normalitet të jetës publike. Uroj shumë që SPAKU, tek i cili bashkë me plot të tjerë kam edhe unë besim, si diçka ndryshe në zullumin kaq vjeçar të drejtësisë, të mos e çojë kallzimin tim në koshin e madh të këtij normaliteti absurd, që po shkatërron fare bazën elementare të besimit tek fjala dhe të vërtetat e këtij vendi. Pra po shkatërron vetë shoqërinë dhe po hedh në erë në mënyrë të pariparueshme themelet e edukatës për rininë. Jam i gjithi në dispozicion të hetimit të atyre që deputeti i pacipë i quan prova mbi përkatësinë time në një grup kriminal trafikantësh droge, ndërsa unë nuk mund t’i quaj ndryshe përveçse si shpifje për një fabrikim pervers me qëllim manipulimin e opinionin publik, për motive të dobëta politike. Troç fjala këtu s’mund të ketë dy të vërteta dhe ose unë duhet të shkoj në burg si trafikant ose Gazmend Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe dënohet si fabrikues provash në dëmin tim, të fëmijëve të mi, të klubit të futbollit “Partizani”, të miqve të mi dhe të njohurve të mi. Solidariteti i këtyre të fundit gjatë këtyre ditëve më lumturon, po nuk më mjafton. Shoqëria duhet të dijë të vërtetën dhe duhet ta mësojë nga drejtësia. Shqipëria s’mund të ketë një kryeministër që e ka vëllain një trafikant droge që lëviz i lirë nëpër Tiranë. Sikur edhe vetëm një shqiptar i ndershëm të gënjehet nga kjo maskaradë dhe ta besojë këtë çmenduri, të cilën as vetë sharlatani që e ka hedhur në pazarin e llafeve nuk e beson, kjo mjafton që drejtësia të mos heshtë duke e nënvleftësuar peshën e kësaj poshtërsie si as e para dhe as e fundit. Dikush, dikur, diçka, duhet të bëhet sebep që ky turp kombëtar i pashoq me asnjë vend në Europë - ku njerëz me mandate nga populli, me një mikrofon në ekran apo me një portal në internet gënjejnë e sajojnë po aq shumë sa marrin frymë - të goditet nga e vërteta e drejtësisë së re. Nëse është vërtetë e re natyrisht!

Me shpresë, Olsi Rama

Olsi Rama padit Bardhin: Ose unë në burg, ose ai të ndiqet
PADIA

Pas ngritje së padisë ndaj tij, një reagim ka ardhur edhe nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Demokrati shkruan se vëllai i kryeministrit është në "hall", duke përmendur edhe SPAK. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme do të zbardhë dosjen dhe rolin e Ramës.

"Të mendohesh 5 ditë për të bërë një letër qesharake si kjo e Edi/Olsi Ramës ndaj meje do të thotë se je në hall të madh! Po! Nuk ka dy të vërteta! Ka vetëm një të vërtetë! Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës. Fakti 2. Është fakt, jo sajesë politike, se nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës. Fakti 3. Është fakt dhe jo sajesë politike se policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç. Fakt 4. Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal. Nga ana njerëzore, ndiej keqardhje për Olsi Ramën. I vëllai, për të shpëtuar nga përgjegjësia, po e përdor edhe atë si çdo bashkëpunëtor që ka keqpërdorur dhe e ka hedhur më pas prapa hekurave! Politikisht, kam një kërkesë për Edi Ramën! Mos u fshih pas vëllait më të vogël! Në parlament të enjten ke gjithë kohën për të treguar çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës! Harroje se mund të bësh edhe me SPAK siç bëre me dy prokurorët që mbyllën sytë dhe dosjen bashkë me sytë!"

REAGIMI I BARDHIT: 

Të mendohesh 5 ditë për të bërë një letër qesharake si kjo e Edi/Olsi Ramës ndaj meje do të thotë se je në hall të madh! Po! Nuk ka dy të vërteta! Ka vetëm një të vërtetë! Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës. Fakti 2. Është fakt, jo sajesë politike, se nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës. Fakti 3. Është fakt dhe jo sajesë politike se policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç. Fakt 4. Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal. Nga ana njerëzore, ndiej keqardhje për Olsi Ramën. I vëllai, për të shpëtuar nga përgjegjësia, po e përdor edhe atë si çdo bashkëpunëtor që ka keqpërdorur dhe e ka hedhur më pas prapa hekurave! Politikisht, kam një kërkesë për Edi Ramën! Mos u fshih pas vëllait më të vogël! Në parlament të enjten ke gjithë kohën për të treguar çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës! Harroje se mund të bësh edhe me SPAK siç bëre me dy prokurorët që mbyllën sytë dhe dosjen bashkë me sytë!

Disa ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për shtyp, ngriti disa akuza për vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama. Sipas Bardhit, Olsi Rama ka bashkëpunuar me të ashtuquajturin "grupi i kokainës" në Xibrakë. Në deklaratën e tij, demokrati tha se vëllai i kryeministrit, Genci Xhixha dhe Ermal Hoxha kishin përdorur të njëjtën makinë, e cila ishte mbajtur shënim nga TIMS. Pas deklarateve të Bardhit, Olsi Rama iu përgjigj duke mohuar akuzat dhe shtoi se të gjitha pretendimet ndaj tij ishin të fabrikuara.

Por pavarësisht pretendimeve, Bardhi i ka kërkuar zyrtarisht SPAK-ut nisjen e hetimeve për vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën. Ai thotë se ka indicie që çështja në fjalë është hetuar keq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke lënë mënjanë rolin që ka pasur Olsi Rama. Ai kërkon gjithashtu që të hetohen dhe dy prokurorët që kanë ndjekur çështjen asokohe, Olsian Çela dhe Edvin Kondili./ZËRI

Poll

MOS HUMB