Politikë

Dosja 'Xibraka"/ SPAK thërret Gazment Bardhin më 24 maj

Kreu i grupit parlamentar të PD-së është thirrur në SPAK, për të dhënë informacione në lidhje me dosjen Xibraka, dhe denoncimin që ai ka bërë se i përfshirë në laboratorin e kokainës, ka qenë dhe vëllai i kryeministrit shqiptar Olsi Rama.

f.t
Dosja 'Xibraka"/ SPAK thërret Gazment Bardhin më 24 maj
Olsi Rama dhe Gazment Bardhi

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka thirrur kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të dhënë dëshmi për dosjen 'Xibraka' më datë 24 maj. Vetë Bardhi përmes një letre, i kërkoi SPAK-ut që t’i caktojë një datë të re për t’u marrë në pyetje, dhe jo 15 Majin, siç e kishte kërkuar Prokuroria e Posaçme.

NJOFTIMI:

Në vijim të kërkesës së Kreut të Grupit të PD Gazment Bardhi për pamundësinë për tu paraqitur nesër në SPAK, për shkak të një vizite zyrtare në Bundestag, ju informoj se z. Bardhi do të paraqitet më datë 24.05.2024, ditën e premte, ora 10:00, me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethana të hetimit, në lidhje me procedimin penal nr. 88, të vitit 2024, të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas rifillimit të hetimeve të pezulluara në lidhje me procedimin penal nr. 335/1 (dojsa “Xibraka”), të vitit 2016 të regjistruar në ish-Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda, Tiranë.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së është thirrur në SPAK, për të dhënë informacione në lidhje me dosjen Xibraka, dhe denoncimin që ai ka bërë se i përfshirë në laboratorin e kokainës, ka qenë dhe vëllai i kryeministrit shqiptar Olsi Rama. Pak javë më parë, Bardhi, akuzoi Olsi Ramën si pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Sipas demokratit, Rama kishte lidhje dhe njohje me një prej personat kryesorë të këtij grupi, si dhe përmes sistemit TIMS është faktuar udhëtimi disa herë me të njëjtën makinë me Genci Xhixhën, Ermal Hoxhën dhe të akuzuarit e tjerë. Bardhi deklaroi se emri i Olsi Ramës ishte kursyer nga prokurorët e krimeve të rënda të asaj kohë, dhe për kërë opozita kërkoi në SPAK një hetim të ri për vëllanë e kryeministrit. Nga ana tjetër, edhe Olsi Rama kallëzoi në SPAK, Gazment Bardhin nën akuzën e shpifjes, dhe tha se njëri prej tyre duhet të përgjigjet përpara drejtësisë në lidhje me akuzat. Por SPAK nuk e pranoi kallëzimin duke shtuar se në fakt nga ana e Bardhit nuk ishte bërë asnjë kallëzim penal, por vetëm kishte ofruar informacion për një çështje të arkivuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB