Politikë

'Shëndetësia' drejt dështimit/ Vokshi takon Nikollën për zgjidhjen e 'ngërçit'! Njofton mbledhjen e radhës

Vokshi tha para mediave, se ka kërkuar takimin me Nikollën, që kjo e fundit të ndërhyjë në mënyrë që komisioni ti rikthehet punimeve normale.

E.K
'Shëndetësia' drejt dështimit/ Vokshi takon
Pamje nga mbledhja e Komisionit

TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncensionin e “Sterilizmit” dhe “Check-up”, Albana Vokshi ka zhvilluar këtë të martë një takim me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, pas dështimit të punimeve nga ana e komisionit për shkak të “ngërçit” të kriijuar nga palët politike. Pas takimit me Nikollën, Vokshi u shpreh se ka rënë dakord që mbledhja e ardhshme e Komisonit Hetimor të zhvillohet të premten në orën 12:00. Vokshi tha para mediave, se ka kërkuar takimin me Nikollën, që kjo e fundit të ndërhyjë në mënyrë që komisioni ti rikthehet punimeve normale.

Albana Vokshi: I kërkuam Nikollës të ndërhynte dhe të rikthente në normalitet punimet e Komisionit. Shprehem gatishmërinë e opozitës për hetim intensiv dhe të thelluar dhe kjo është e panegociueshme nga ne në komision. Dua t’ju informoj po ashtu se në 9:30 kemi pasur një takim të kryesisë së vogël me kërkesën time dhe u dakordësua që të premten që vjen, në orën 12:00 do bëjmë mbledhjen e radhes, ku në rendin e ditës prezantimi nga ana e ekspertëve i planit hetimor që shpresoj të jetë një dhe i përbashkët. Ti kërkojmë eksperteve të ulen këto dy ditë dhe mundësisht të arrihet në një plan i përbashkët duke respektuar objektin e komisionit hetimor, si dhe shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për informacion.

Ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Sterilizimin dhe Check-Up në shëndetësi u ngrit pas një marrëveshjeje të arritur nga Partia Socialiste me atë demokratike. Por të dyja këto koncensione janë nën hetim nga SPAK. I pari, ai i Sterilizimit, ka sjellë deri më tani arrestimin dhe ngritjen e akuzave ndaj ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Nën hetim janë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Këto koncensione në Shëndetësi kanë ngritur pikëpyetje për korrupsion dhe abuzime. Madje dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur vazhdimisht pikëpyetje duke i konsideruar ato si një përdorim “joefikas” i fondeve publike. Po ashtu, edhe opozita ka ngritur herë pas herë akuza se koncensionet kanë qenë abuzim i pastër me paratë e buxhetit të shtetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB