Politikë

“Të kapim hundën me dorë”, minatorët i zënë ‘pritë’ Erion Braçes, socialisti dëgjon ankesat e tyre

Prej javësh minatorët kanë protestuar për stausin e tyre dhe për një pension dinjitoz

E.K
“Të kapim hundën me dorë”, minatorët i
Erion Brace

TIRANË- Minatorët kanë protestuar sërish sot në hyrje të Kuvendit, për pensionet e tyre, të cilat i konsiderojnë si qesharake.

Teksa parashtruan kërkesat e tyre, minatorë dhe ish-minatorë kanë ndaluar deputetin socialist, Erion Braçe. Ky i fundit i ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

“Pensioni ynë nuk duhet të jetë nën 700 mijë lekë. Marrim pension qesharak”, dëgjohet teksa thotë një prej minatorëve, ndërsa një tjetër me ironi shprehet se ‘duhet të kapim hundën me dorë, thoni marshallah’, duke nënkuptuar që Braçe ndaloi për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Minatorët protestuan edhe një javë më parë para Kuvendit ku deklaruan se pensionet që marrin nuk u dalin as për ilaçe.

Gjatë protestës së një jave më parë kishte edhe tensione pasi minatorët tentuan të futeshin në Kuvend që të dëgjoheshin nga deputetët por nuk janë lejuar nga policia.

“Të kapim hundën me dorë”, minatorët i“Të kapim hundën me dorë”, minatorët i“Të kapim hundën me dorë”, minatorët i“Të kapim hundën me dorë”, minatorët i

Statusi i minatorit përfshin sigurimin e jetës për minatorët, rritjen e pagave, rritjen e pensionit dhe garantimin e kujdesit shëndetësor./ZËRI 

Poll

MOS HUMB