Politikë

250 vjetori i pavarësisë së SHBA-së, Ambasada amerikane në Tiranë: Gëzuar SHBA! Urime nga krerët e shtetit shqiptar

Dita e Pavarësisë së SHBA-së shënohet çdo vit më 4 korrik, në përkujtim të miratimit të Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, duke simbolizuar lindjen e Shteteve të Bashkuara si shtet i pavarur.

zh.ll
250 vjetori i pavarësisë së SHBA-së, Ambasada amerikane
ambasada amerikane

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Me këtë rast, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh urimi përmes rrjeteve sociale.

"Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara", thuhet në postimin e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Facebook.

Më herët, edhe kryeministri Edi Rama ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një postimi në rrjetet sociale. Në mesazhin e tij, Rama e cilëson 4 Korrikun si një festë të veçantë edhe për shqiptarët, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

"Mirëmëngjes, dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë!", shkruan Rama.

Kreu i shtetit Bajram Begaj, gjithashtu uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i përcjellë urimet më të përzemërta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit. Në mesazhin e tij, Begaj i përcolli urimet më të përzemërta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit. Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, që nga njohja e vendit si shtet e deri te reformat kryesore të ndërmarra gjatë 35 viteve të fundit.

250 vjetori i pavarësisë së SHBA-së, Ambasada amerikane
presidentet begaj-trump dhe zonjat e para

Dita e Pavarësisë së SHBA-së shënohet çdo vit më 4 korrik, në përkujtim të miratimit të Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, duke simbolizuar lindjen e Shteteve të Bashkuara si shtet i pavarur./ZËRI

Poll

MOS HUMB