TIRANË-Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit, i cili rrëzoi kërkesën për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, një për kontratat e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe një tjetër për funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Konkretisht në seancën e 9 prillit Partia Socialiste rrëzoi me 75 vota pro, dy nismat e propozuara nga PD lidhur me komisionet hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në.
Në dokumentin e dorëzuar, 46 deputetë të opozitës dhe argumentojnë shkeljet kushtetuese që, sipas saj, ka kryer Kuvendi duke mos pranuar ngritjen e mekanizmit kryesor parlamentar për transparencë dhe llogaridhënie, siç janë komisionet hetimore.
Sipas demokratëve, vendimi i Kuvendit cenon të drejtën kushtetuese të pakicës parlamentare për të ushtruar funksionin e kontrollit ndaj veprimtarisë së institucioneve publike. Partia Demokratike argumenton në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese se refuzimi i ngritjes së komisioneve hetimore është në kundërshtim me parashikimet kushtetuese dhe kërkon shfuqizimin e vendimit të Kuvendit.