Aktualitet

Aksion antidrogë në Gramsh: Sekuestrohen 400 gr kokainë në dy banesa, nën hetim edhe oficerë policie

Raportohet se kontrollet janë kryer në banesat e dy shtetasve me inicialet T.H. dhe R.H., të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

zh.ll
Aksion antidrogë në Gramsh: Sekuestrohen 400 gr kokainë në
foto ilustruese

GRAMSH- Një aksion antidrogë është zhvilluar sot në Gramsh nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, ku janë ushtruar kontrolle në dy banesa dhe janë sekuestruar rreth 400 gramë kokainë.

Raportohet se kontrollet janë kryer në banesat e dy shtetasve me inicialet T.H. dhe R.H., të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se këta dy persona kanë vijuar aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike pavarësisht masës së sigurisë.

Ndërkohë, mësohet se operacioni po vijon ende, ndërsa nën hetim janë edhe oficerë të policisë zonale, të dyshuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se nuk kanë kryer kontrollet e duhura për të verifikuar nëse dy shtetasit zbatonin apo jo masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

MOS HUMB