Aktualitet

30 shqiptarë dënohen për trafik droge në Angli brenda 1 muaji, The Sun: Rrjetet kriminale i “joshin” përmes TikTok

Llogaria përmban video tërheqëse që tregojnë tufa me para, makina luksoze, muzikë rep shqip, së bashku me emoji me flokë dëbore që shërbejnë si kod për kokainën.

zh.ll
30 shqiptarë dënohen për trafik droge në Angli brenda 1
foto ilustruese-para, reklamim ne tiktok

BRITANI- 30 trafikantë droge shqiptarë janë burgosur në Mbretërinë e Bashkuar vetëm brenda një muaji, sipas "The Sun". Media raporton se shqiptarët u dënuan me një total prej 126 vitesh për vepra penale të Klasit A ​​në shtator, ndërsa kostoja e vuajtjes së dënimeve të tyre përllogaritet në 7.9 milionë paund për taksapaguesit britanikë.

Ndërkohë, sipas raportimit, 24 shtetas të tjerë shqiptarë janë paraqitur para gjykatave në Londër, të akuzuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.

Rrjetet e trafikut të drogës në Britaninë e Madhe po përdorin platformën TikTok për të rekrutuar shpërndarës të rinj, me qëllim zëvendësimin e trafikantëve të burgosur. Sipas raportimit, një llogari në këtë rrjet social ka publikuar 135 njoftime për vende pune në qytete të ndryshme britanike, duke ofruar pagesa të larta dhe përfitime për personat që pranojnë të përfshihen në këtë aktivitet kriminal.

Llogaria përmban video tërheqëse që tregojnë tufa me para, makina luksoze, muzikë rep shqip, së bashku me emoji me flokë dëbore që shërbejnë si kod për kokainën.

Njëra prej ofertave, ofron 2,100 £ në javë në Mançester, plus transport, karburant dhe akomodim falas.

Ndërkohë, një ekspert mbi krimin e organizuar në Shqipëri tha se përdoruesit mund të blejnë një gram kokainë për vetëm 40 paund dhe ta marrin atë në shtëpitë e tyre në atë që është quajtur "Shpërndarje për drogë".

MOS HUMB