Aktualitet

Protesta e së shtunës në Tiranë, Policia procedon 10 persona dhe vendos 13 gjoba

Në njoftim nuk bëhet me dije identitetet e personave të proceduar apo veprimet konkrete për të cilat ata akuzohen, ndërsa masat administrative për kundërvajtje të konstatuara gjatë protestës. 

zh.ll
Protesta e së shtunës në Tiranë, Policia procedon 10 persona
protesta e djeshme

TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 10 për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm, 21 nëntor. Gjithashtu, janë vendosur edhe 13 masa administrative për veprime të kundërligjshme.

Në njoftim nuk bëhet me dije identitetet e personave të proceduar apo veprimet konkrete për të cilat ata akuzohen, ndërsa masat administrative për kundërvajtje të konstatuara gjatë protestës. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Procedohen penalisht 10 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm. 

Gjithashtu, vendosen 13 masa administrative në bazë të Aktit Normativ.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 10 shtetas.

Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 13 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në to, si dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MOS HUMB