Aktualitet

Nesër ndërhyrja kirurgjikale, Veliaj nuk paraqitet në spitalin e Fierit për analizat: Pres vendimin e GJKKO

Sipas raportimeve, Veliaj ka refuzuar të paraqitet në spital, duke theksuar se do të presë vendimin e GJKKO-së lidhur me kërkesën e tij për ndërhyrjen kirurgjikale.

zh.ll
Nesër ndërhyrja kirurgjikale, Veliaj nuk paraqitet në spitalin e
erion veliaj

FIER- Kryebashkiaku i arrestuar, Erion Veliaj, ka refuzuar të paraqitet sot në spitalit Memorial të Fierit, për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, në kuadër të përgatitjeve për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë.

Sipas raportimeve, Veliaj ka refuzuar të paraqitet në spital, duke theksuar se do të presë vendimin e GJKKO-së lidhur me kërkesën e tij për ndërhyrjen kirurgjikale.

“Unë jam drejtuar GJKKO-së për të vendosur ajo mbi ndërhyrjen time kirugrgjikale. Refuzoi të shkoj në spitalin Memorial Fier”, mësohet të ketë deklaruar Veliaj.

Ndërhyrja kirurgjikale është parashikuar të kryhet të hënën, më 23 nëntor. Pak ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se kryebashkiaku duhej t’i nënshtrohej kontrolleve dhe analizave paraprake përpara operacionit.

Sipas njoftimit të Burgjeve, Veliajt i është dhënë mundësia që mjeku i zgjedhur prej tij të jetë i pranishëm gjatë përgatitjeve për operacionin më 22 nëntor, gjatë ndërhyrjes më 23 nëntor ose në të dyja ditët. Sipas Drejtorisë, ky mjek nuk u paraqit më 18 nëntor në burgun e Fierit, ku i ishte krijuar mundësia të vizitonte Veliajn dhe të shqyrtonte dokumentacionin e tij mjekësor./ZËRI

MOS HUMB