Aktualitet

Me 15.2 kg kanabis në valixhe, arrestohet 65-vjeçari shqiptar në aeroportin e Athinës

Mediat greke raportojnë se 65-vjeçari, shtetas greke por me origjinë shqiptare, kishte mbërritur nga Barcelona dhe është ndaluar nga antidroga e doganave greke  gjatë kontrolleve të specializuara. 

zh.ll
Me 15.2 kg kanabis në valixhe, arrestohet 65-vjeçari shqiptar
droga e sekuestruar

GREQI- Një 65-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në aeropotin e Athinës, pasi dyshohet se tentoi të fusë ilegalisht në vend një sasi prej 15 kg kanabis (spunk).

Mediat greke raportojnë se 65-vjeçari, shtetas greke por me origjinë shqiptare, kishte mbërritur nga Barcelona dhe është ndaluar nga antidroga e doganave greke  gjatë kontrolleve të specializuara. 

Autoritetet dyshojnë se shqiptari është pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare, që trafikon lëndë narkotike në vende të ndryshme të Europës. Sipas raportimeve, 65-vjeçari rezulton se ka qenë me herët i ndaluar edhe për trafikim të emigrantëve.

Gjatë kontrollit, zyrtarët sekuestruan dy pako që përmbanin gjithsej 15.2 kilogramë kanabis. Gjithashtu, policia sekuestroi 100 euro, 4,200 lekë shqiptare, me vlerë rreth 47 euro, si dhe një telefon celular.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe personat e përfshirë./ZËRI

MOS HUMB