TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ishin sot të pranishëm në hapjen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit. Shkolla do të presë kursantët e parë që do të stërviten për përdorimin e mjeteve ajrore të forcave të armatosura dhe ato të emergjencave civile. Kreu i qeverisë deklaroi se shkolla është e hapur edhe për të sërvitur pilotët e vendeve të NATO-s.
Në fjalën e tij, Rama deklaroi se së shpejti do të hapet edhe Shkolla Kombëtare e Forcave Speciale në bashkëpunim me një kompani izraelite.
Edi Rama: Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish, ndërkohë që shkolla jonë kombëtare është e hapur dhe për të stërvitur e të cerftikuar, pilotët e rinj të vendeve të NATO-s në vendin tonë, duke nisur nga Kosova. Ministri i Mbrojtjes është ngarkuar të kërkojë nga homologu në Kosovë nëse ka interes për të stërvitur këtu pilotët e ardhshëm. Kjo shkollë gëzon kredibiltietin e ekspertëve ndërkombëtare dhe patjetër në eksperiencën e njerëzve tanë të forcave ajrore. Jemi në diskutime për të sjell këtu një nga eksperiencat botërore nga Izraeli. Shkolla do të jetë një shkollë e hapur dhe për të tjerë, do të mirëpresë kadetë nga vende aletate të rajonit.