Politikë

"Zegjine, Zegjine...ti nuk di të numërosh, shko në shkollë", Aktivistja i zë pritë deputetes: Si nuk ke turp më vjen nga mbrapa (VIDEO)

Çaushi teksa po fliste në telefon e pyet aktivisten se sa paguhet, ndërsa Lleshi i përgjigjet se nuk e paguan askush dhe se përfaqëson vetëm veten.

M.K.
"Zegjine, Zegjine...ti nuk di të numërosh, shko në
Zegjine Çaushi

TIRANË- Aktivistja Arvina Lleshi i ka zënë pritë deputetes së PS-së Zegjine Çaushit jashtë ambienteve të zyrave të Kuvendit. Në një video të publikuar në rrjetin sociale nga aktivistja, Lleshi i drejtohet deputetes duke i kënduar vargjet e një kënge të përdorur nga protestuesit 'Zegjine, Zegjine, 3 milionë jemi ne! Ti nuk di të numërosh, shko në shkollë që të mësosh!' Çaushi teksa po fliste në telefon e pyet aktivisten se sa paguhet, ndërsa Lleshi i përgjigjet se nuk e paguan askush dhe se përfaqëson vetëm veten.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Arvina Lleshi: Përshëndetje Zegjine. E ke dëgjuar atë këngën: ‘Zegjine, Zegjine, 3 milionë jemi ne! Ti nuk di të numërosh, shko në shkoll që të mësosh!’.

Zegjine Çaushi: Po si nuk të vjen zor?!

Arvina Lleshi: Fare s’më vjen!

Zegjine Çaushi: Si s’ke turp?!

Arvina Lleshi: As nuk më vjen zor fare!

Zegjine Çaushi: Je femër moj! Një femër ndjek nga mbrapa një femër.

Arvina Lleshi: Nuk të ndoqa mbrapa, më dole para.

Zegjine Çaushi: Ke 20 sekonda që po pret.

Arvina Lleshi: Absolutisht jo!

Zegjine Çaushi: Turp të të vijë!

Arvina Lleshi: Turp të të vijë ty që je bashkuar me një qeveri kriminale. Turp të të vijë ty që nuk përfaqëson interesat e popullit.

Zegjine Çaushi: Moj, kë përfaqëson ti?!

Arvina Lleshi: Unë përfaqësoj vetëm veten time.

Zegjine Çaushi: Sa të paguajnë?

Arvina Lleshi: Askush nuk më paguan.

Zegjine Çaushi: Si s’të vjen zor moj?! Kap njerëzit rrugës.

Arvina Lleshi: Po të kap si deputete.

Zegjine Çaushi: Je femër dhe po ul figurën e një femre. Turp të të vijë!

Arvina Lleshi: Figurën e femrës e keni ulur ju që jeni përfaqësimi më i keq i një populli. Turp t’ju vijë!/ZËRI

Poll

MOS HUMB