TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama. Nga mbledhja e Grupit të PD-së, Berisha u shpreh se dorëheqja e Ramës do të jetë çështja kryesore në Kuvend.
Lideri i opozitës bën përgjegjës direkt kreun e qeverisë për situatën e SHISH, ndërsa vijoi akuzat ndaj qeveisë. Kreu i PD-së u bëri thirrje deputetëve dhe strukturave të partisë që të intensifikojnë kontaktet me qytetarët dhe zgjedhësit.
"Ndaj dhe kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit si akt i vetëm dhe i domosdoshëm. Parlamenti, këtë çështje, do ta ketë çështjen më kryesore...Zonja dhe zotërinj deputetë, fjalën duhet ta marrin qytetarët shqiptarë. Fjalën duhet ta marrin zgjedhësit tanë. Ndaj dhe është e domosdoshme që të kemi përparësi absolute takimet me ta, sqarimet me ta dhe angazhimi i tyre i përbashkët me ne.
Edi Rama nuk ikën po nuk e hoqëm. Ne duhet të shpëtojmë vendin. Këto janë kulme, faktikisht janë kulme të shembullit të një shteti, i cili po përzë dhe zë shqiptarët brenda. Ndaj dhe Partia Demokratike, Grupi Parlamentar, Kryesia e Partisë Demokratike, Forumet e saj duhet të rishqyrtojnë qëndrimet në këtë situatë kritike, dramatike të krijuar.", tha Berisha.
/ZËRI