Politikë

U largua nga grupi i PS! 'Neo malësorja' i bashkohet protestës? Poston flamingon

Përmes imazhit të një flamengoje ë postuar në faqen e saj, Koçeku duket se ka bërë të ditur se është bashkuar me protestën

F.I
U largua nga grupi i PS! 'Neo malësorja' i bashkohet
Marjana Koçeku

TIRANË-Pas njoftimit se u largua nga Partia Socialiste, deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe edhe si ‘Neo malësorja’ ka reaguar sërish në rrjete sociale. Përmes imazhit të një flamengoje ë postuar në faqen e saj, Koçeku duket se ka bërë të ditur se është bashkuar me protestën, e cila gjerësisht është etiketuar edhe si “Revolucioni i Flamingove”.

U largua nga grupi i PS! 'Neo malësorja' i bashkohet

 

Një ditë ë parë Koçeku njoftoi papritur largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të jetë deputete e pavarur. Ajo arsyetoi se idealet dhe vlerat e saj, janë ato që i ka pasur para se të bashkohej me një parti politike dhe që i diktojnë edhe kufijtë.

Marjana Koçeku ishte një ndër emrat risi që PS solli në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Ajo u zgjodh automatikisht deputete, pasi udhëhiqte listën e mbyllur të socialistëve në qarkun e Shkodrës.

Poll

MOS HUMB