Politikë

Largimi i Koçekut nga PS/ Evi Kokalari: Jep dorëheqjen nga mandati, mos na hidh hi syve

Aktivistja shprehet se nuk mjafton vetëm dorëheqja nga PS, por edhe lënia e mandatit si deputete.

l.k
Largimi i Koçekut nga PS/ Evi Kokalari: Jep dorëheqjen nga mandati,
Evi Kokalari dhe Marjana Koçeku

TIRANË- Pas dorëheqjes se deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ditën e djeshme ka ardhur dhe reagimi i aktivistes Evi Kokalari. Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Kokalari është shprehur se deputetja nuk mund të dalë e pavarur, pasi atë mandat e ka fituar nga PS. Aktivistja shprehet se nuk mjafton vetëm dorëheqja nga PS, por edhe lënia e mandatit si deputete. Sipas saj, Koçeku po dëmton dinjitetin e saj, teksa i është drejtuar:“Hi syve mos na hidh”.

Reagimi i plotë i Evi Kokalarit:

Marjana Koçeku, e dashur...

Nëse ti del nga Partia Socialiste, nuk mund të dalësh si indipendente, sepse atë mandat nuk e ke fituar vetë. Të paktën lëre dinjitetin në vend dhe prano se hyre me listat e mbyllura. Kjo do të thotë se mandatin e more hua nga PS-ja dhe ai mandat i përket PS-së.

Nëse dëshiron të dalësh si indipendente, jep dorëheqjen si deputete dhe futu në garën e ardhshme si e tillë. Atëherë do të shohim se sa vota vlen lëkura jote në këtë pikë.

Që hyre me PS-në në Parlament mund ta justifikoja, por fakti që hyre me lista të mbyllura ngriti shumë pikëpyetje për mua. Ndryshe, personalisht do të të kisha mbushur mendjen të futeshe si kandidate për deputete me PD-në, sepse kisha besim se do ta fitoje vetë mandatin.

Tashmë, me gafat njëra pas tjetrës që po bën, thjesht po lë një shije të keqe dhe, fatkeqësisht, po dëmton dinjitetin tënd.

Pra, dalja jote si indipendente, kur mban një mandat të marrë përmes PS-së, flet shumë qartë për ty vetë, dhe jo për çfarë bën Edi Rama. Korrupsionin e Edi Ramës dhe të Sali Berishës e kuptova unë brenda 9 muajsh, edhe pse kisha gati 30 vjet larguar, por ti nuk e dije?

Jo, shpirt... nuk funksionon ashtu siç thua ti. Prandaj, jep dorëheqjen nëse nuk dëshiron të jesh pjesë e PS-së. Hi syve mos na hidh!

Marjana Koçkeu e njohur ndryshe si Neomalësorja u bë pjesë e PS-së si drejtuese e listës së Shkodrës në zgjedhjet e fundit parlamentare, teksa u prezantua nga Edi Rama në podkastin “Flasim”.

Pjesë nga biseda mes Ramës dhe Koçekut në podkast:

Rama: I kërkova Neomalsores 500 emigrantë. Bëri 435. Do jetë problem i madh për ne, se është kokëfortë.

Marjana Koceku: Në 2018 isha në protestë me pankartë në dorë për studentët.

Rama: Në çfarë halli e fus veten unë duke të bërë deputete ty. Rebelët i kam qejf, por rebelim mes nesh, sepse atje në luftë, i dua të gjithë të unifikuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB