TIRANË- Ditën sotme Partia Socialiste do të zhvillojë mbledhjen e kryesisë në orën 09:30 dhe më pas do të mblidhet dhe grupi parlamentar socilaist në orën 10:00. Ende nuk bëhet me dije nëse kryeministri Rama do të jetë pjesë në këto dy mbledhje.
Mbledhja e sotme vjen pas protestave masive të qytetatarëve dhe pas dorëheqjes së deputetes së Shkodrës, Marjana Koçeku, e cila njoftoi pasditen e djeshme largimin nga kjo forcë politike, duke deklaruar se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur. Në reagimin e saj publik, Koçeku ka theskuar se se idealet dhe vlerat e saj mbeten të njëjta që para angazhimit në politikë, duke nënvizuar se ato përcaktojnë kufijtë e saj politikë.
“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ka shkruar ajo.
Deputetja nuk ka qenë e pranishme as në festimet e 34-vjetorit të Partisë Socialiste, të zhvilluara në sheshin “Italia” me 12 qershor në Tiranë. Dorëheqja e saj nga kjo forcë politike vjen pas javësh protesta të mbajtura nga qytetarët të culët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe anulimin e projektit të Zvërnecit./ZËRI
