Politikë

Berisha për arrestimin e Ilir Shtufit dhe aksionin e SPAK: Dolën emrat e biznesmenëve por jo të qeveritarëve

Berisha tha se ky hetim zbuloi edhe ndërtimin e Malit të Tiranës, një ndërtim i cili që prej zbardhjes së lejes së ndërtimit pati akuza që përfshinin edhe djalin e Berishës, Shkëlzen Berishën. Lidhja bëhej pasi ndërtuesi Ilir Shtufi i kishte dhënë me qira vilën ku Shkëlzen Berisha jetonte me partneren e tij, Armina Mevlanin.

f.g
Berisha për arrestimin e Ilir Shtufit dhe aksionin e SPAK: Dolën emrat
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot aksionin e SPAK ku u lëshuan mbi 20 urdhër arreste që preknin elitën ekonomike të biznesit dhe ndërtimit në kryeqytet. Në daljen e përjavshme para GJKKO, ku Berisha paraqitet për zbatimin e masës "detyrim paraqitje", kreu i PD tha se dosja e SPAK konfirmoi "takimin e Arubës", por sipas tij SPAK nuk nxjerr emrat e politikanëve të përfshirë por vetëm të biznesmenëve. 

Sali Berisha: Por sot unë dua të informoj shqiptarët se çfarë mercenarësh të pushtetit ka kjo ndërtesë. Prej 3 vitesh, shqiptarët dëgjojnë dhe kanë dëgjuar takimin famëzi në Aruba të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare me bosët e karteleve të drogës. Prania e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Aruba është konfirmuar nga gazetari investigativ, ndër më seriozët, i Italisë. Është konfirmuar nga mediat dhe kjo dihet universalisht. Aruba është damka më e zezë, është dëshmia më flagrante e narkoshtetit shqiptar, e bashkëpunimit të ngushtë të Edi Ramës me kartelet e drogës.

Tani, çfarë ndodh këto ditë? Këto ditë, autoritetet spanjolle, dhe jo vetëm ato, kanë sjellë dosjen e plotë, se këtu nuk bëhet asnjë hetim. Jo, jo, e ndaluar po të jetë për qeverinë. Pra, sollën dosjen e plotë dhe tani Altin Troplini Rama, vërini çdo mbiemër se i meriton, nxjerr me të drejtë emrat e biznesmenëve të implikuar, por jo të qeveritarëve.

Më tej, Berisha tha se ky hetim zbuloi edhe ndërtimin e Malit të Tiranës, një ndërtim i cili që prej zbardhjes së lejes së ndërtimit pati akuza që përfshinin edhe djalin e Berishës, Shkëlzen Berishën. Lidhja bëhej pasi ndërtuesi Ilir Shtufi i kishte dhënë me qira vilën ku Shkëlzen Berisha jetonte me partneren e tij, Armina Mevlanin.

Sali Berisha: Shikoni se sa të pafytyrë janë. Shikoni se si këta mbrojnë kriminelët në zyrat më të larta të shtetit. A ka njeri që nuk e di sot se në çarterin për në Aruba shkuan qeveritarët? Kush ishin ata? Asnjëri nuk e thotë se kush ishin. Dhe ky është Altin Troplini që e fsheh. Ky është hetimi i tij. Por unë e garantoj se në këtë mënyrë ai do konsiderohet bashkëpunëtor me klanin Aruba. A mund t’i fshihet një populli zyrtari kriminel që fluturon nga Tirana në Aruba, që bën marrëveshje për thithjen e parave të drogës, ndërtimin e Malit të Tiranës dhe thuhet edhe në zona të tjera? Dhe tani dalin emrat e biznesmenëve që kanë shkuar, por nuk dalin emrat e qeveritarëve që shkuan dhe firmosën marrëveshje. Se mafia nuk firmos, i ka kodet e fshehta. Tani Omertën e zbaton Altin Troplini. Faqezi i them. Ke detyrime ndaj shqiptarëve. Se tani do t’u thuash se është punë sekreti./ZËRI

Poll

MOS HUMB