Politikë

Socialistët ndryshojnë vendin e mbledhjes, Rama takon ministrat dhe drejtuesit politik në Pallatin e Brigadave

Ndryshimi i vendndodhjes vjen një ditë pas lajmërimit të protestuesve të “Revolucionit Flamingo”, të cilët kishin planifikuar të mblidheshin në shenjë proteste para selisë së PS-së.

l.k
Socialistët ndryshojnë vendin e mbledhjes, Rama takon ministrat dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Mbledhja e Partisë Socialiste që ishte parajalëmruar se do të zhvillohej në orën 17:30 në selinë rozë në kryeqytet, do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Ndryshimi i vendndodhjes vjen një ditë pas lajmërimit të protestuesve të “Revolucionit Flamingo”, të cilët kishin planifikuar të mblidheshin në shenjë proteste para selisë së PS-së.

Takimi i pasdites pritet të fokusohet te zhvillimet politike dhe organizimi i mëtejshëm i strukturave të PS-së, ku të pranishëm janë drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Më parë kreu i qeverisë zhvilloi mbledhje dy ditore në Pogradec, ku Rama diskutoi me drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit dokumentet "Besa" dhe "Prania Besnike" si dhe u prezantua platforma “Pasqyrë Albania”, ku do të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve.

Rama gjatë qëndrimit në Pogradec u dha porosi ministrave që çdo muaj të ndjekin punën e drejtorive në varësi, ndërsa drejtuesve politikë u kërkoi më shumë prani në terren./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB