TIRANË-Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Mbledhja do të zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste në orën 17:30.
Takimi vjen pas mdledhjeve dy ditore të zhvilluara në Pogradec, ku kreu i qeverisë diskutoi me drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit dokumentet "Besa" dhe "Prania Besnike" si dhe u prezantua platforma “Pasqyrë Albania”, ku do të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve.
Rama gjatë qëndrimit në Pogradec u dha porosi ministrave që çdo muaj të ndjekin punën e drejtorive në varësi, ndërsa drejtuesve politikë u kërkoi më shumë prani në terren.
Njëkohësisht me mbledhjen pritet të zhvillohet edhe protesta e qytetarëve, e cila sot shënon ditën e 90-të. Protestuesit kanë paralajmësuar se do të mblidhen para selisë së Partisë Socialiste në orën 17:30, ku është parashikuar të zhvillohet edhe takimi i kreut të qeverisë./ZËRI