Politikë

SKANDALI i filetove me salmonelë, Denaj justifikohet: Ne kemi reaguar, por s’bëhet politikë me ushqim

Për të, AKU e ka mbyllur detyrën duke denoncuar shkelësit, duke ia kaluar "topin" institucioneve të drejtësisë.

k.m.
SKANDALI i filetove me salmonelë, Denaj justifikohet: Ne kemi reaguar, por
Anila Denaj

GREQI- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u prononcua në lidhje me skandalin e filetove me salmonelë, që kanë hyrë në Shqipëri dhe janë shitur e konsumuar nga shqiptarët. Në një prononcim që ka dhënë për "Euronews", Denaj nga Greqia pretendon se Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve e ka kryer detyrën sipas protokollit. Ndërsa shton se çështja po politizohet. Për të, AKU e ka mbyllur detyrën duke denoncuar shkelësit, duke ia kaluar "topin" institucioneve të drejtësisë.

Ministrja pretendon se institucioni që ajo drejton ka reaguar në kohë, por në fakt njoftimi publik u bë pasi skandali u denoncua në media dhe jo më herët.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

“Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Athinë me bashkëatdhetarët. Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet. Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun,”- deklaroi Denaj.

27 ton mish pule me salmonelë janë importuar nga Brazili në vendin tonë. Mishi me salmonelë është futur në vendin tonë nga Brazili dhe është shpërndarë në treg nga kompania “diMal”. Sipas analizave të kryera në ISUV, u zbulua se mishi ishte infektuar me "Salmonella Typhimurium", por që në këtë kohë, mishi ishte shitur. Gjithsej, nga 27 ton, janë shitur 13.5 mijë kilogramë; shumica në qarkun e Kukësit, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë nëpër marketet e gjithë vendit. Në lidhje me rastin në kërkim është shpallur Arben Goxha, administratori i kompanisë, ndërsa në hetim është i vëllai, Mond Goxha, pronar i 'dimal' dhe 3 inspektorët e AKU-së, Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari./ZËRI

Poll

MOS HUMB