
TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në Vlorë, Ardit Bido përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha dhe drejtuesin e “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj se ata janë drejt një bashkimi. Në mbishkrimin e videos, tashmë të fshirë nga rrjetet sociale, Bido shkruan “Bufi, Tiku, Luli”, duke vendosur edhe një 'emoji' që simbolizon teatrin.
Por, menjëherë pas kësaj, reagoi Lapaj, i cili u shpreh se ka qëndruar pranë Bidos në momente të vështira dhe jo kryeministri Edi Rama. Në komentin e tij, Lapaj i drejtohet me fjalët “mos e lejo politikën të të zvogëloj, sillu si burrë në politik.”.

“Kur përcollëm nënën tënde të mirë, unë Adriatiku isha 24 orë me ty te shtëpia jote, si shok, si njeri me të cilin haje bukë. Rama ishte te shtëpia e vetë. Mos e lejo politikën të të zvogëloj. Sillu si burrë në politik. Ji ndryshe!,”- komenton Lapaj.

Lapaj dhe Bido, të dy nga Saranda, kanë pasur raporte të mira miqësore, përtej politikës. Këtë e tregojnë edhe fotot që të dy kanë postuar më parë nënshoqërinë e njëri-tjetrit. Por tashmë që fushata ka nisur, duket se beteja për vota është e ashpër, duke shkelur edhe miqësitë e dikurshme./ZËRI