Politikë

Rama takohet me kryeministrin Luc Frieden: Nga marsi, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se nga muaji mars do të nisë lidhja ajrore direkte mes Shqipërisë dhe Luksemburgut përmes kompanisë ajrore Luxair.

M.K.
Rama takohet me kryeministrin Luc Frieden: Nga marsi, Luksemburgu do të
Edi Rama dhe Luc Frieden

LUKSEMBURG- Kryeministri i vendit Edi Rama është takuar në Luksemburg me homologun e tij Luc Frieden ku në fokus të bisedimeve kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se nga muaji mars do të nisë lidhja ajrore direkte mes Shqipërisë dhe Luksemburgut përmes kompanisë ajrore Luxair.

“Luksemburg- Me Kryeministrin Luc Frieden për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë”, tha Rama, duke njoftuar gjithashtu për linjën e re ajrore mes dy vendeve.

Fluturimi direkt pritet të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të krijojë mundësi më të mira për lidhjet mes Shqipërisë dhe Luksemburgut./ZËRI

Poll

MOS HUMB